MF bordero të re të pagave

Modeli i saj është shpërndarë nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm të ministrit të Financave, Ridvan Bode, në zbatim të buxhetit 2012. Borderoja e re është e ndarë në dy pjesë.
Pjesa a parë përfshin pagën bruto me të gjitha shtesat e mundshme të përfshira për të gjitha rastet. Ndërsa në pjesën e dytë janë të renditura të gjitha ndalesat që kryhen në pagë në formën e tatimeve, sigurimeve etj. Borderoja ka përcaktuar edhe vlerat fikse të shtesave në pagë, që aplikohen për vjetërsi në punë, për vështirësi, për punë jashtë orarit etj., të cilat kanë një vlerë të njëjtë 600 lekë të reja për secilën kategori. Ndërkohë borderoja e re është shoqëruar edhe me disa rekomandime të detyrueshme dhe të sanksionuara me ligj në lidhje me përdorimin e fondit të pagave.
Sipas udhëzimit të ministrit të Financave, nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit. Udhëzimi përcakton se nuk mund të hapet asnjë vend i ri pune këtë vit në administratë, përveç krijimit të institucioneve krejt të reja. Fondi i pagave sipas udhëzimit do të jepet në bazë të numrit të punonjësve dhe organikës që institucionet kanë dorëzuar vitin e shkuar dhe që janë përfshirë edhe në buxhetin e 2012. Kufij janë vënë edhe për punonjësit rezervë, të cilët sipas udhëzimit përcaktohen në ligjin vjetor të buxhetit dhe alokohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore përdoret nga çdo institucion për numrin faktik mujor të punonjësve në organikë, brenda numrit limit të miratuar. "Nuk lejohet përdorimi i fondit të lirë që rezulton nga strukturat e paplotësuara dhe vetëm në raste specifike përdorimi i këtij fondi miratohet nga Ministria e Financave", përcaktohet në udhëzim. Fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore përdoret për pagesën e punonjësve me kontratë të përkohshme pune, kur është parashikuar një fond i tillë nga Ministria e Financave.
Paga më e lartë në institucionet e administratës publike, buxhetore dhe jobuxhetore në Shqipëri është paga e Presidentit të Republikës, e cila përcaktohet çdo vit në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit. Sipas përcaktimeve në ligjin e buxhetit të shtetit, paga e Presidentit të Republikës është 255 000 lekë në muaj. Paga e funksionarëve të lartë shtetërorë të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, përcaktohet në raport me pagën e Presidentit.
Pagat e nëpunësve të administratës me arsim universitar, të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, si dhe pagat e nëpunësve të administratës me arsim universitar të të gjitha njësive të qeverisjes së përgjithshme, përcaktohen me vendimin me Nr.545, datë 11.08.2011, të Këshillit të Ministrave. Asnjë nëpunës nuk mund të përfitojë shtesa mbi pagë apo shpërblime të cilat nuk janë të parashikuara në këtë vendim. Në këtë vendim, vlera e pagës së diplomës është e grupuar në 3 nivele dhe çdo pozicion pune ka një emërtesë të përcaktuar që i përgjigjet detyrimisht një niveli të caktuar të diplomës.
Sipas udhëzimit të Bodes, kjo nënkupton që në një funksion i cili ka në emërtesën e tij pagën e grupit, nuk mund të emërohet një nëpunës që ka përfituar një diplomë të grupuar në nivelin 2. Pagat e të gjithë punonjësve të administratës publike që klasifikohen si punonjës mbështetës, pavarësisht arsimimit individual të tyre, përcaktohen në vendimin nr.551, datë 11.08.2011 të Këshillit të Ministrave. /Start/
2012-02-19 16:18