Biznesi Kater kerkesat per ngrirjen e kredive te keqija
Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Nikolin Jaka tha per gazeten se kjo platforme duhet te marre miratimin e Bankes se Shqiperise ne menyre qe ne rast se arrihet nje marreveshje me bankat e nivelit te dyte ato te mos penalizohen. Per kete ceshtje duket se eshte e nevojshme qe ne debat te perfshihen edhe aktore te tjere sic jane Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Autorizimin per nje marreveshje duhet qe biznesi ta marre nga Banka e Shqiperise por ne kete mes roli i Ministrise se Financave dhe asaj te Ekonomise eshte me teper per ndermjetesim dhe stimulim. Veshtiresia ne te cilen ndodhet biznesi kerkon edhe te tilla tolerime te cilat nuk japin efekt negativ mbi arken e shtetit shprehet Jaka. Sipas tij Banka Qendrore duhet te jape miratimin per kete pjese ne menyre qe kredite e quajtura te keqija dhe qe synohet te kalojne ne te ngrira te mos jene detyrimisht te mbuluara me provigjone. Kjo ide u be publike disa dite me pare gjate mbledhjes se Asamblese
se Pergjithshme te Dhomes se Tregtise ku i pranishem ishte dhe zevendeskryeministri Meta.
Platforma
Rishikimi i interesave te kredive si dhe afati i shlyerjes se tyre do te jene ne qender te diskutimeve te biznesit me bankat e nivelit te dyte. Kryetari i DHTIT Nikolin Jaka shprehet se do te negociohet per te pare mundesine e uljes se perqindjes se interesit per kredite dhe zgjatjen e afateve te shlyerjes. Ne thelb ne kerkojme qe te behet nje ristrukturim i kredive ne rrezik deri ne pezullimin e kredive te keqija qe jane ndare si te tilla dhe per te cilat banka ka vene provigjone. Nga ana tjeter ndjekja e nje politike me pro biznesit qe lidhet me interesa me te uleta si per kredite qe jane dhene edhe per ato qe do te jepen do te ishte mjaft pozitive shprehet Jaka. Ai ben me dije se numri i bizneseve qe kerkojne te rinegociojne kushtet e kredive eshte mjaft i madh dhe duke vleresuar veshtiresite me te cilat eshte perballur ky i fundit do te ishte mjaft pozitive zbatimi i nje politike te re kreditimi. Dhoma e Tregtise dhe Industrise ne fakt ne platformen e saj shprehet qarte se edhe bankat duhet te jene me te prirura qe te kreditojne sektore te cilet kane perspektive zhvillimi dhe qe ne te ardhmen garantojne kthim te kredise. Kjo kerkese e biznesit duket se mbeshtetet tek statistikat pozitive qe Banka e Shqiperise boton lidhur me rritjen e depozitave. Ne vijim pritet qe te zhvillohen edhe nje sere takimesh me aktore te ndryshem te ekonomise per te negociuar lidhur me arritjen e mundshme te nje marreveshjeje qe do te favorizonte biznesin.
Platforma e biznesit
. Shqyrtimin dhe mundesine e ngrirjes se perkohshem per nje periudhe disamujore deri ne nje vit te kredive te keqija apo disa kredive qe pavaresisht se nuk kane kaluar ne kredi te keqija jane kredi te veshtira per bizneset. Kjo kerkon negociata dhe partneritet me bankat.
. Shqyrtimin dhe mundesine e ristrukturimit dhe te riskandencimeve te disa kredive qe biznese te ndryshme kane marre ne disa banka tregtare.Rinegocim i kushteve te kredidhenies. Numri i bizneseve qe propozojne nje mase te tille eshte i madh.
. Propozohet njekohesisht rishikimi i perqindjes se normave te interesit si dhe zgjatja e afateve te shlyerjes. Propozohet afersisht e njejta mase qe propozoi dhe realizoi qeveria amerikane apo Banka Qendrore Europiane per ekonomite dhe vendet e krizes.
. Ne bankat tregtare eshte evidentuar nje rritje e ndjeshme e depozitave te popullates dhe te bizneseve private. Ne krahasim me nje vit me pare depozitat prane bankave sipas raportit te Bankes se Shqiperise llogaritet te jene rritur mbi 70. Kjo do te thote se sektori bankar qe operoi me masa te forta ne sistemin kredidhenies ndaj biznesit ka kapercyer situaten e veshtire ose eshte teresisht ne kapercim te saj. Ne keto rrethana propozohet te shqyrtohet mundesia e inicimit te nje politike te re kreditimi me perqindje te uleta edhe ne disa sektore qe kane perspektive zhvillimi por qe jane te pambeshtetur.
NERTILA MAHO