MIA: Emailet kërcënuese pjesë e një fushate dezinformimi, po kryhen verifikime

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me disa e-maile me përmbajtje kërcënuese që po qarkullojnë dhe shqetësimin e shkaktuar tek punonjësit e institucioneve.
Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dhe Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike kanë nisur hetimet dhe verifikimet përkatëse, secila sipas kompetencave të tyre.
Sipas MIA-s, “nga analizat e deritanishme rezulton se këto emaile janë pjesë e një fushate dezinformimi”.
MIA theksoi se verifikimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten Vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBAR˔, thuhet në email-in me përmbajtje kërcënuese.
E-maili i mbërritur në disa institucione:

/m.q/a.f/r.e/