Nufi nderon kujtimin e Mustafa Qemal Ataturkut gjatë vizitës në Turqi

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka nderuar kujtimin e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi ndau momente nga vizita në Mauzoleumin e Ataturkut, duke e cilësuar këtë përvojë si një mundësi për reflektim mbi historinë, vizionin dhe rrugëtimin e popullit turk. Ai shprehu respekt për figurën e Ataturkut dhe popullin turk, me të cilin Shqipëria ndan lidhje të hershme miqësie dhe një partneritet të konsoliduar.
Nufi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të mbështetura në lidhjet historike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm Shqipëri-Turqi.
/a.f/r.e/