E Diel, 1 Nëntor 2026

Per te formuar karakterin

Pjese nga studimi i Midhat Frasherit Per te formuar karakterin botuar te revista Pedagogjike nr. 6-11 viti 1926

Per te formuar karakterin duhet me pare se cdo gje te dime te mirat dhe te metat e subjektit tone djalit gruas. burrit ose popullit. Karakteri formohet me te shtuar te mirat me te ushqyer virtutet duke zmadhuar cilesite dhe nga ana tjater duke pakesuar lehtesuar dhe zhdukur te metat. Eumlshte ajo veper seleksioni moral. Vetem vullneti i gjate mund te siguroje seleksionin te arrije qellimin e miresimit dhe te naltesimit.

Ay qe ushqen pula qen ose kuaj siguron seleksionin e races duke mbajtur shtazet e mira dhe duke hequr ato qe i duken me te meta. Per njerine sbejme dot keshtu nuk mundim si spartanet e mocme te hedhim poshte shkembit djemt e dobet qe te formojme nje race te shendoshe. Jemi te detyruar te respektojme cdo jete nuk mundim te leme te miret dhe te hedhim te ligjte. Edhe keshtu vepra e atij qe perpiqet te edukoje te formoje karakterin eshte nje veper me e rende me e holle plot veshtiresi. Prandaj e quajme seleksionin e tij - nje seleksion moral.

Mjetet e tij jane morale. Duhet te sillet tek inteligjencia e subjektit te ndjenjat e tij njerezore. Nuk mund te perdore vecse keshilla nga nje here denime te lehta. Po arma me e madhe ne dore te mjeshtrit te mesuesit do te jete shembella levdata qertimi.

Levdata dhe qertimi duhet te jene armet me te forta per ate qe edukon karaktetin duhet tu rrefejme nxenesvet tane se vetem i miri sjellja e mire jane te levduar dhe te nderuar se vesi e meta fajet morale jane te shemtuar te urrejtur.

Qysh formohet karakteri

Pse disa popuj kane do virtyte do cilesi qe mungojne te te tjeret

A eshte vetem nje ceshtje race pune temperamenti rrjedhur prej trupit dhe trurit prej klimes vendit jeteses Me nje fjale morali yne varet krejt prej shkaqevet materiale prej cirkonstencavet natyrale apo ka edhe faktore morale qe depertojne prej vullnetit dhe prej deshires sone A e kemi ne dore te nderojme gje te japim nje shtytke sipas nevojavet tona apo duhet te deklarohemi rober te mundur perpara fuqivet te verbera perpara fatit te pafuqishme per te ndrequr dhe per te sheruar

Ne qofte se pranojme pikepamjen e dyte pra ne qofte se bindemi qe cdo send esht i kote dhe qe sduhet te perpiqemi per miresim atehere nuk na mbetet gje tjater vecse te kryqesojme krahet vecse fataliteti i mortjes.Per te mos rene ne kete desheprim duhet qe te pranojme teorine e miresimit te njeriut veprimin e vullnetit te rrethanave morale. Efektin jo vetem te punimit te individit po edhe me teper akoma te shoqerise. Atehere mundim qe te mejtojme qysh te krijojme konditat e mira qysh te bejme qe te lindin shtytkat dhe veprimet mireberese dhe ta mbryjme krijesen njerezore ne menyre qe te jete me e dobishme per shoqerine pra dhe per veten e tij te jete me teper ne harmoni me nevojat e jetes. Keshtu njerine ne nuk e shikojme si nje lende te verber dhe te vdekur te ngrire. Do te shohim se esht e bute mund qe te perpunohet dhe me teper akoma te permiresohet te jete i zoti per tu bere i dobishem i shkathet per qyteterim i dhe perparim.

A jane te pjellet e rrethanave materiale apo edhe mvaren prej dashjes sone A e ben natyra njerine apo edhe njeriu vete e ben njerine

Te mos hyjme ne konsiderata teper filosofike per te kerkuar pergjigjen e kesaj pyetjeje le te degjojme se cmendon populli vete per te metat dhe mungesat e tij. Kur qertojme ndoke kur i bejme verejtje mbi nje faj mbi nje sjellje te keqe mbi nje veper pergjithesisht te demshme per veten e tij dhe per shoqerine a i kemi vene re cpergjigje na jep njeriu i popullit

- Keshtu e kemi zakon keshtu e lyp adeti kadimija Na e lane pleqte...

Me keto fjale njeriu i malevet ay qe nuk njeh vecse ligjet e pashkruar e pranon se veprimin me te madh ne rrojtjen dhe ne sjelljen tone e ben vete njeriu zakoni adeti i te parevet i atyre qe vdiqne dhe na theresin i na udheheqin se largu.

I urti i malevet e pranon pra qe njerine e shtyn zakoni dhe qe zakonin e ben njeriu.

Qe cilesija vesi virtuti dhe e meta rrjedhin prej krijeses njerezore dhe trashegohen bir pas ati.

Atehere a nuk mund qe te ndryshojme zakonet te lindim vetija dhe karaktere te mire dhe ti trashegojme

Zakonet adetet menyrat e rrojtjes trashegohen dhe respektohen vullnetarisht jo me pahir. Thone se zakoni eshte me i forte se ligji Ligji inspirohet me fuqi. Kurse zakoni pranohet shpesh here edhe duke qene i keq i pakandshme dhe pa asnje dobi per ate qe i bindet.

Pse pra i shtrohemi nje tiranije dhe nuk na shkon mendjeje qe te pernderkrehemi ta rrezojme poshte Cila eshte fuqija qe na shtrengon

Duhet te dijme mekanizmin e zakonit qysh lind dhe si vepron qe te mundim te jemi te zotet ta ndryshojme ta miresojme ose te krijojme nje te ri. Zakoni mbreteron mbi njerezine jo pse esht i dobishme dhe i nevojshme po sepse njerezia e gjykon ate zakon te mire e te pelqyer sepse opinioni publik e ka pranuar zakonin si nje tabu e shikon ate si nje virtut si nje detyre ndersa mosrespektimin e tij e kujton si nje turp. Fuqine me te madhe zakoni e merr prej opinionit tone.

Zakoni qe shume here mbase ka lindur pa ndonje shkak na behet nje vetije nje natyre. E pelqejme e pranojme dhe i bindemi. Na duket i mire po nuk gjykojme pse esht i mire. Duam qe keta zakone ti shohim edhe te shoket te miqte te femijet dhe bijte tane. Ay qe misheron zakonin na duket i mire i pelqyer. Fjala shqip thote Nip i mire i ngjan dajiut domethene ka zakonet e ungjit. Ati gezohete kur sheh se djali i tij observon dhe respekton zakonet. Beme o baba te te ngjaj. Kush nuk ecen pas gjurmavet te zakonit na duket i pasjelle mire si nje monstre nje i huaj nje i eger.

I bindemi zakonit se opinioni e pranon dhe e pelqen. Edhe per te nderruar nje zakon te lig per te hedhur ne harrim nje vetije te padobishme do te na duhet qe te ndryshojme opinionin tone te nderrojme idene ne qofte se mendja jone nuk e gjen per te mire dhe pushon ta pelqeje dhe ta levdoje ate zakon ska dyshim qe edhe zakoni duke humbur mbeshtetjen do te rrezohet dhe zhduket. Nuk mund te themi se zakoni lind gjithnje prej nevojes i krijuar prej cirkonstencavet te vendit. Te ishte keshtu vetijat e nje

populli zakonet dhe opinionet e tij do te ishin kurdohere te fitimshme per te kurse shpesh verejme qe jane te demshme.

Jemi pra te shtrenguar te pranojme nje teori tjater do te themi se zakonet lindin edhe shpesh pa ndonje logjike nje gje e ben nje njeri i shquar dhe neve ajo gje na duket e bukur dhe zeme ta imitojme te bejne edhe ne si ay. Ja se qysh lindi nje mode nje zakon i ri.

Nga keto teori heqim nje mesim praktik

Te perpiqemi te pjellim te cfaqim ide te reja gjykime e menyra te reja mendimi moda e ngjarje te reja te ndryshojme idete gjykime te vjetra qe te nderrojme edhe zakonet dhe te bejme zakone te rinj.

Do te rrefejme ketu disa shembella qysh opinioni e ndryshon zakonin krijon nje zakon ne ri dhe na nderron gjykimin

1. - E mbajme ment ne vegjeline tone cila ishte beja me e madhe e shqiptarit ay qe donte te betohesh zinte me dore nje ane te mustaqes e hiqte sikur kerkonte ta shkulte dhe thoshte Ja per keto mustaqe ose Ne rrej i pres dhe i flak Nuk mund ti shkoje kurrkujt ne mendje qe njeriu burri te priste mustaqen dhe aq me pak akoma ta ruante.

Sot a mendon me njeri keshtu Moda e lyp qe te presim mustaqet ta shkurtojme fare ose ta ruajme krejt dhe kurrkush nuk na qesh.

2. - E mbani ment sa fanatizme kishte ne Turqi per feste dhe kunder shapkes kapeles feste e kuqe shikohej si shenja me e shenjtme e myslimanise dhe kapella si prove qafiresije. Po nje dite dhe nuk eshte e vjeter doli nje njeri dhe u tha turqvet se festeja eshte nje kesule e grekevet dhe qe kapela nuk prish fene e ndokujt. Keto argumenta qene te mjafte per te nxjerre nje mode te re sot gjithe hoxhet e vjeter te Turqise kane kapelle ne koke.

Njimendesia mund qe te nxjere ne shesh nje gje te demshme si edhe nje gje te mire. Fjala popullore shqipe Nje i marre hedh nje gur ne det dhe nje mije t urte nuk e nxjerin dot ka filosofi te madhe. Po nga ana tjater edhe nje tok zakone te mire dalin prej mode bje fjala nje shkrimtar nje filosof nje artist i madh behet shkak qe te dalin nje shumice nxenes apo ndjekes qe gjurmojne nje udhe te re. Keshtu shpjegohet lindja e nje shekulli me kulture te larte njerezit e cquar te atij shekulli behen kandile dhe udheheqes bashkekohesit e tyre. Nje shembell te gjalle te kesaj teorije e gjejme ne Rilindjen tone Kombetare ku ndjehet veprimi i disa fytyrave te shquara e Naim Frasherit me shoke.

Mesonjesi duhet te mos harroje kurre teorine e lindjes se mendesivet zakonevet adetevet dhe te kete ne mendje fuqine e ketyre shenjave te rrojtjes te kujtoje sa pushtet ka shembulli levdata pelqimi qertimi dhe percmimi mbi lindjen dhe vdekjen e tyre.

Thame se permiresimi behet ne nje menyre morale. Dhe per te arritur kete shkalle naltesimi qe enderrojme duhet te zhdukim te metat e krijeses qe kemi ne dore te studiojme mire anet e erreta dhe te dobeta te tij.

Mjerisht gjejme shpesh here te shqiptari edhe nje kotesi te marre fryhet si miseroku me ere dhe ne ruzullim nuk sheh vecse veten e tij madherine fuqine e reme te tij. A pake zihje dhe vrasje kane ndodhur per nje fjale per nje veshtrim. per nje te shkuar perpara per nje kale ose jelek me te bukur Se kotesija i jep nakar njeriut e ben qe te mos duroje nje tjater me te mire me te ditur me te pasur me te nderuar. Kotesija eshte vesi semundja me e perhapur ne djemte shqiptare ajo eshte fara prej se ciles do te dalin te metat dhe fajet e pastajme. Kotesija e ngur zemren e ftoh shpirtin e ben njerine te ashper dhe te eger e largon nga shoqerija.

Kotesija rrjeth nga cukat e vendit tone nga forma gjeografike e Shqiperise e formuar prej malesh me pellgje te vegjel ne te cilet jeton nje popullsi e kufizuar e ndare nga njerezia dhe bota e jashtme. Ne ate pellg shqiptari nuk sheh pervecse veten e tij dhe kjo vetevete i duket fort e madhe teper e cmuar. Populli yne te cilit nuk i mungon hollesi e gjykimit ka nje fjale karakteristike per te cilesuar nje njeri te fryre me kotesi eshte xhahil

Ne te vertete ne ka nje te mete qe sherohet me dituri ajo eshte kotesija jepi xhahilit nje drite celi nje horizont te gjere rrefei nje model te njeresve te medhenj te ditur te vitutshem jepi te kuptoje se madherija nuk eshte pse je ose te kujtohesh qe je i biri i akecilit dhe te mburresh me mendjen tende te matesh me hijen e mengjesit. Ne i rrefefsh modele te bukur dhe te medhenj njeres te mire prej karakteri naltesi mendjeje dhe shpirti me talent te shquar atehere vetja e tij do ti duket e vogel do te shfryhet prej kotesise e demeve te saj.

Doni te sheroni njerine me kotesi nga lengata e tij Jepini ambicion inspironi deshire qe te behete me te vertet njeri i shquar jo me fjale dhe endra po me vepra dhe me ndjenja me lartesi karakteri dhe madheri shpirti. Ky ambicion do ta sheroje nga kotesija.

Mesonjesi ka nje mjet veprimi ne dore te tij per te ndrequr psikologjine e nxanesit ky mjet eshte mesimi prej jeteshkrimit te njerezvet te medheni te njerezve te shenuar me vleften morale te tyre. Edhe nxanesi duhet te kuptoje dhe te bindet se cdo njeri ne kete bote sbehet dot i madh dhe shquar po cdo njeri mund qe te perpiqet ti ngjaje nje njeriu te madh te gjurmoje shembellat e mira.

Kemi nevoje qe te zgjojme te nxenesit nje ambicion kombiar nje lithke solidariteti per cdo send qe i takon kombit races vendit te Shqiperise. Kete ndjenje mund ta ngjallim duke e bindur nxenesin se vetem duke u nderuar i kombi duke u levduar Shqiperija duke qene me fame dhe me ze te mire cdo send qe i perket Arberise vetem atehere edhe cdo shqiptar mund qe te jete i levduar dhe i nderuar si person me nje fjale duhet qe te vere ne sherbim te Shqiperise gjithe ambicionin dhe aktivitetin e tij qe te marre edhe vete pjesen e ketij nderimi.

Thame ne krye te ketij studimi qe Shqiptari e ka pasur pake si te shumte prirjen per kuseri per hajduteri. Dhe kjo ka ardhur kryesisht nga varferia por edhe nga edukimi nga karakteri.

A e dini qysh jane perhapur dhe rrenjosur keto vese te keqija - Me ane te kengevet Qe ne vogeli te tij ne cdo rasje ne defrim ne dasme ose ne vajtime qofte nuk degjon vec se kenge te hajdutevet te ndonje vrasesi te ndonje te fuqishmi qe ka tmerruar boten dua te them boten e vogel te pellgut te tij.

Duhet te kemi kujdes te ndalojme pasketaj keto kenge te harohet lavderimi i gjaksorit duhet qe vrasjen vjedhjen dhe hajduterine ti rrefejme si te shemtuara te urrejtura turpe. Gjer me sot moda dhe opinioni i botes i ka nderuar keto vese tani e tutje ti rrefejme si shemtimin me te madh.

Ndersa dhembshurija meshira butesi e zemres duhen rrefyer si gjera te bukura dhe te levduara. Mesohuni nxenesvet te kene meshire dhe dashuri per cdo gje te gjalle per cdo njeri.

Nje shkrimtar na keshillon qe te stervitim djemte dhe cupat te duan lulet te ndjejne bukurine njomesine dhe shpirtin e lulevet. Pastaj te mesohen te kene meshire per shtazet per zoqte dhente lopen gomarin jo pse na jane te dobishme dhe na hyjne me pune. Po pse kane shpirt pse ndjejne dhe ata pse rrojne. Nje djale qe ka dhembshuri per bimet dhe per shtazet padyshim nuk behet dot i keq per njerezit njomesi e zemres zgjon te njeriu nevojen dhe shijen e ndihmes per njeri-tjatrin aferim dhe solidaritet. Me aferim dhe solidaritet behen njerezit komb dhe me keto virtute forcohet dhe lartesohet nje komb.

Shqiptarin e kane kallezuar si pake teper individualist mbase kjo eshte dhe nje e mete e rrjedhur prej cukavet dhe malevet te Shqiperise si kotesija qe zu ngoje me siper. Individualizma e ben njerine egoist te ashper te pashkuar me shokun. Ky karakter na shpjegon pse shtepite tek ne jane lark njera- tjaters ne nje mergim plot cbesim pa ate aferim dhe te grumbulluar qe shquan katundet dhe qytetet ne ata vise me te qyteteruar nga ne. Thone se frika e egresiravet e kafshevet te egra e ka bere njerine te aferohet te njeri-tjatri dhe te formoje banime te mbledhur tok. Mjerisht ne Shqiperi ajo qe malsori duket se trembet me teper eshte jo bisha po vete njeriu.

Per te zmbrapsur kete te mete duhet qe te mesojme njerezine ne pjekje te vijne ne takime me shoku-shokne. Keshillat e mesuesit do te jene fort te dobishme po ka edhe nje mjet veprimi tjater sportet futbolli. boyskautizmi. lodrat me top lodrat popullore ekskursionet me kembe rendjet mundjet etj. Keto lodra keto ushtrime i japin njeriut jo vetem shendet dhe pregatitin nje race te shendoshe po e bejne edhe qe te fitoje cilesi morale dhe shoqerore.

E dini fort mire se futbolli nuk fitohet pa pasur nje solidaritet te madh ndermjet te njembedhjete lojtareve qe formojne ekipin duhet qe secili te loze jo per veten e tij dhe te fitoje vete por per ekipin qe te dalin fitimtare te gjithe se bashku. Kjo loder pra eshte nje ushtrim moral per te zhvilluar cilesite e shoqerimit dhe te solidaritetit.

U keshillonj mesuesvet qe te formojne ekipe te vegjel per shetitje ekskursione me kembe qe te njohin Shqiperine qe te cfaqet ne zemer te nxenesit dashurija adhurimi i cdo cepi te vendit tone i cdo sendi qe na kane lene stergjyshet. Bashke me kete mesim praktik patriotizme nxenesit do te mesojne edhe qysh te jene te bashkuar ne gezim dhe ne rezik qysh ti ndihin shoku-shokut qysh te bejne me rend sherbimet e shoqerise.

Me menyrat qe rrefyem korigjojme disa te meta te njeriut si kotesija dhe ngjallim do virtute si patriotizma solidariteti altruizma shoqerimi. Bashke me forcimin e karakterit fuqizozhet edhe vullneti.

Por te njeriu dhe sidomos te shqiptari fle dhe nje e mete tjater arbereshit nuk i pelqen shume puna e dores lodhja e krahut. Jo vetem qe e shikon si nje fatkeqesi lodhjen por e ka per turp punimin. Sot mbase nentedhjete e nente perqint te djemvet katundare qe frekuentojne shkollen jane te bindur se ay qe nxe te shkruaje e te kendoje me nuk duhet te punoje me krahe. Mesuesi duhet te kete kujdes qe te zhduk nje kete ide te demshme. Duhet te bind nje nxenesit se puna eshte jo vetem nje nevoje por edhe nje detyre qe ska njeri te perjashtohet prej keti ligji qe asnje pune dore as te mihurit token as te ngaret qete as te goditurit mur as te mbajturet gure nuk eshte turp.

Per te ndrequr kete te mete e mira idealja do te ishte qe ne cdo shkolle fillore dhe te mesme te kete ne program pune dore jo vetem te behet sot pune dore me karte po nje punim te vertete te derrases te hekurit te dheut. Sot per sot kete sistem vetem ne shkollen Teknike ne Tirane e shohim. Do te deshironja ta shihnja te perhapur ne cdo shkolle. Mesuesi me inisiativen e tij a nuk duhet te arije te mesoje nxenesit e tij te punojne nje kopsht te vogel prane shkolles te mihin token te mbjellin te ngrene ledhe te mbajne uje dhe gure Mesuesi duke dhene edhe vete shembellen e pare jo vetem do te zhvilloje nje karakter te mire te nxenesvet po do te kete dhene edhe nje mesim praktik per bujqesine per botaniken dhe zoologjine do tu kete mesuar se puna nuk e cnderon njerine. Do ta nderojne me teper punen kur te shohin se mesuesi vete nuk e ka per turp te perdornje kazmen shaten lopaten ose sqeparin.

Detyra e mesonjesit eshte nga me te rendat po edhe ajo me e shenjta. Eumlshte nje detyre pa shkelqim por ka kenaqsi shpirterore gazin e ka ne prehjen morale qe ndjen mesonjesi duke pare cdo mot djemt e vegjel qe riten dhe hyjne ne tufe te njerezise. Detyra e tij kthehet ne dashuri per barren qe ka marre dhe ne dhembshuri per krijesat qe i jane dorezuar.

Pa ndihmen e kohes dhe te perseverances asgje nuk behet ne kete bote dhe aq me pake per juve qe kini detyre te formoni karakterin e nxenesvet ti beni njerez te ndershem patriote te mire se sa te mjaftoheni vetem per tu nxene abecene.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›