E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLAGT E MOISIUT

Nje poeme e Ridvan Dibres ne 5 gjuhe ndersa botojme nje fragment te shkeputur nga poema shoqeruar me mendimin e perkthyesit ne gjermanisht Hans-Joachim Lanksch

....Njeni i shume pak autoreve bashkekohore shqiptare qe e braktisin trampolinin e te shkruemit te gjithhershem per tema dhe motive vetem e vetem shqiptare asht Ridvan Dibra. U lind me 1959 ne qendren letrare veriore ne Shkoder. Punon pedagog letersiet ne universitetin e atjeshem. Deri me tash botoi ma shume se nji duzine librash me proze e poezi. Libri i tij i pare u botue me 1989. Keshtu ndash fale Zotit ndash vepra e Dibres nuk u komprometue me ndonji kontaminim me morten e Realizmit Socialist. Librat e Dibres si ne proze ashtu dhe ne poezi njilloj te introvertuem e te reflektuem jane stilistikisht origjinale pa i ndjeke gjithfare modash a avangardizmash te hamendun. Poezite e tij jane ndash dukuni kjo mjaft e rralle ne letersine shqipe ndash dhe art autonom i fjales art qe thote shume sepse si shqipton te gjithat. Poezite e tij shquhen nga magjia dhe sharmi qe e kane tekstet e cdo poeti te randesishem ritem tingull tonalitet i pangaterrueshem freski origjinalitet pasuni imazhesh bukuri thellesi.

Jashte Shqipniet kritiket gazetaret e kultures dhe lexuesit thjesht se njohin Ridvan Dibren. Perkthimet anglisht frengjisht italisht rumanisht dhe gjermanisht qe po paraqiten ketu le te kontribuojne qe shkrimtarit padrejtesisht te panjohun pertecircj kuficircjve te Shqipnise ti jepet vemendja e meritueme.

Hans-Joachim Lanksch

PLAGEumlT E MOISIUT

Te gjithe e kane harruar Seforen gruan e Profetit.

Po shpalosen qiejt si fletet e librit

Zoti im.

Te zverdhur nga koha

Por une them me shume nga shfletimi i perditshem

Diku te perthyer diku te grisur

Nga vetetimat dhe padurimi yne.

Ne prape te verber si ne fillim

Zoti im.

As edhe nje flete sditem ta lexonim

As edhe nje rresht as edhe nje germe

Thjesht sepse kerkuam larg dhe lart

Kur alfabeti mesohej afer dhe gjithkund.

Ne prape te shurdher si ne fillim

Zoti im.

Sditem ta degjonim zerin tend

Habitur nder nje mije e nje zera te rreme

Kur gjithcka qe kaq e lehte dhe e thjeshte

Mjaft qe te ulnim koken e te degjonim frymen tone.

Ne prape te uritur si ne fillim

Zoti im.

Thjesht sepse lakmuam pjergullen e fqinjit

Dhe kurre se bekuam barin tone te eger

As globin qe sduhej ta kafshonim

Nxitimthi si mollen e papjekur.

Ne prape te vetem si ne fillim

Zoti im.

Haperdare gjithandej si kokrrizat e reres

Prej eres qe e ngriten bulcite tane

A si femije jetime pendestare

Pse ngriten dore e vrane prinderit.

Ne prape ne pluhur si ne fillim

Zoti im.

Nder buzet tona ne mushkerite eshte pluhuri

Edhe kur fluturojme kinse lart e larg pluhuri na ndjek

Thjesht sepse pertojme a harrojme

Te pastrohemi para cdo nisjeje.

Ne prape te pastrehe si ne fillim

Zoti im.

Shemben pa u ngritur kasollet tona

As nje mije vjet si durojne zemerimit tend

Teksa ne fajesojme me radhe

Here muret here themelet here catine.

Ne prape te etur si ne fillim

Zoti im.

Me buzet shkrumb te cara si gushti

Ia thame burimet jetes nje e nga nje

Lakmuam e sajuam mandej

Burime te panumerta gjaku.

Ne prape te paditur si ne fillim

Zoti im.

Thjesht sepse hodhem hapin e dyte para te tretit

Dhe thame fjalen e pare pas te dytes

Keshtu edhe dituria jone seshte gje tjeter

Vecse korrigjim i gabimeve te bera dikur.

Ti prape gjithkund

Dhe ne prape askund

Zoti im.

Arsyet e gjakut i shperfillem te gjitha

Harruam edhe britmen e te pikelluarve

Harruam se plaget e armiqve nje dite

Dhembin me fort ne gjoksin tone.

Dhembin ne gjoksin tim

Zoti im.

PLAGA E PAREuml GJAKU

Ti trembesh prej gjakut me shume se prej hijeve Sefore

Gjakut qe ska emer qe buron prej plages se fresket

Gjakut qe ndrit njelloj ne te gjitha plaget

Gjakut qe sditi kurre te behet uje

Porse uji behet gjak

Sefora ime.

Mjafton ta godas me shkopin tim te gjarpert

Me vullnetin tim te eger desha te them

Bam-bam-bam

Bam-bam

Bam.

Shih si u pergjaken lumenjte dhe te gjithe ujerat e tjere

Bora po shkrihet dhe pikon gjak

Hejte majemprehte gjak pikojne

Pike-pike-pike

Pike-pike

Pike. Kuptojeni tashti cmimin e ujit

Dhe lereni qellimin tim te shkoje

Ju buze te cara dhe ju toka te thara

Ju gjokse te etur dhe ju peshq te uritur

Harruat se prej ujit me nxoren bashke me emrin

Ishte jeta ne fillim

Vdekja erdhi fill pas.

PLAGA E DYTEuml BRETKOSAT

Ti trembesh prej mocalit me shume se prej gjakut Sefore

Mocalit qe i thone harrese dhe mungese vemendjeje

Mocalit te verdhe qe ben zap gjelberimin

Si casti perjetesine

Mocalit qe pjell perbindesha

Sefora ime.

Gjithfare zvarranikesh te plogesht e neverites

Turlifare zambakesh shumengjyresh e helmues

Lloj-lloj dihatjesh te gjitha te perbaltura

Dhe ne fund bretkosat emblematike

Ndjellur prej shkopit tim te gjarpert

Prej vullnetit tim te eger desha te them.

Ngjiten dhe hyjne ne shtepine tende Sefore

Ne dhomen ku ti fle

Ne shtratin tend futen

Trazojne carcafet e bardhe

Dhe gjumin tend te paqte

Me kuatjet e tyre te jargura

Kuak-kuak-kuak

Kuak-kuak

Kuak.

Kur zotat bejne lufte mes tyre

Njeriu duhet te beje paqe me veten

Sefora ime.

PLAGA E TRETEuml MUSHKONJAT

Ti i trembesh prej shkakut me shume se prej pasojave Sefore

Shkakut qe jam une a dikush tjeter brenda meje

Cka ndodh rralle fort rralle me njerezit

Dhe ndoshta kurre me bijat e eves.

Shtjellat e pluhurit tash jane re mushkonjash

Sefora ime.

Mbi fytyren tende dhe mbi trupin tend te gjate

Mbi buzet e tua dhe mbi gjinjte e tu te vegjel

Mbi gjumin tend dhe mbi endrrat tua te virgjera

Mbi heshtjen tende dhe mbi durimin tend hyjnor

Mbi lotet e tu dhe mbi gazin tend te rralle

Mbi amesine tende dhe mbi frutin tend te paket

Mbi rrenjet tua dhe mbi trungun tend te gjelber

Mbetur kane gjurmet gri te pickimeve

Sefora ime.

PLAGA E KATEumlRT MIZAT

Te vegjlit jane gjithkund dhe bezdisin shume Sefore

Si kokerrizat e reres se verdhe mes gishterinjeve

A si fjalet dhe ngjarjet e perditshme

Qe mund edhe te mos ishin

Kjo re mizash eshte qefin vdekjeje

Sefora ime.

As plage as kafshim dhe as helm

Mbi trupin tend te bardhe e te mermerte

Ose te tria njeheresh por diku nen lekure

Aty ku ndjeshmeria dhemb si mekati i pakryer

Dhe ku fillimi projektohet si fund i pritshem.

Se vdekja ndodh rralle te vije

Pa e thirrur me pare ne vete

Sefora ime.

PLAGA E PESTEuml KAFSHEumlT

Dikur kam folur per ty si per kafshet Sefore

Duke gjetur tek to gjithcka tenden

Ose tek ti gjithcka tyren njelloj eshte.

Flas per kohet kur ti thirreshe natyre

Ose natyra grua njelloj eshte.

Por kafshet vdiqen te gjitha

Sefora ime.

Vdiqen ne ty pikellueshem nje nga nje

Vdiq hijeshia e kuajve fushave nen muzg

Vdiq sakrifica e devese ne shkretetiren e verdhe

Vdiq naiviteti i gomereve teksa pertypnin gjembace

Vdiq miresia e deles dhe pjelloria e lopes vdiq.

U keputen nje e nga nje

Ose isha une qe i keputa me radhe

Fijet qe te lidhnin me natyren

Sefora ime.

Perkthimi

The Plagues of Moses ndashperkthyer nga shqipja nga Shinasi Rama Janice Mathie-Heck dhe Robert Elsie

Die Eumlunden des Mose ndashperkthyer ne gjuhen gjermane nga Hans-Joachim Lanksch

Les Plaies de Moise ndash perkthyer ne gjuhen franceze nga Aridian Marashi

Le Piaghe di Moseacute- perkthyer nga italishtja nga Albana Temali dhe Guerrino Stanzani

Ranile lui Moise ndash perkthyer ne rumanisht nga Ardian Kycyku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›