MJAFT, reagim para Kuvendit per ndryshimet kushtetuese
Reforma zgjedhore dhe marrëveshja PS-PD kanë shqetësuar aktivistët e levizjes "Mjaft", të cilët kanë reaguar sot para Kuvendit të Shqipërisë me parullat "Mos votoni diktaturën konsensuale". Aktivistët e kësaj levizjeje janë mbledhur para godinës së Kuvendit pak para se të fillonte seanca plenare. Levizja "Mjaft" mbështet mendimin se ndërhyrje të tilla në sistem, në emër të konsensualitetit janë shumë të rrezikshme dhe cënojnë çdo normë morale të funksionimit të politikës dhe vetë shoqërisë shqiptare. Mjaft ka deklaruar se 'ndryshimet e propozuara që tentojnë ta shndërrojnë Presidentin e Republikës në një nëpunës të qeverisë, ndërsaKryeministrin në një mbret pa mandate, po finalizohen në mungesë të plotë transparence dhe pa zhvilluar më parë një debat të mirëfilltë publik'.