Fluksi i emigrantëve, takim mes dy policive
Pala greke dhe pala shqiptare kanë zhvilluar një takim në Gjirokastër me rastin e ardhjes së emigrantëve për festën e Pashkëve ortodokse.
Në qendër të bisedave ka qenë marrja e masave për përballimin e fluksit ne pikat kufitare, veçanërisht pika e Kakavijës. Një ndër arritjet e këtij takimi ka qenë lehtësimi i procedurave të kontrollit për automjete me pasaporta nga data 19 prill deri në 5 maj. Pala shqiptare i ka kërkuar palës greke që të shtojë sportelet dhe të ngrejë dy pika kontrolli në rastet e fluksit dhe të situatave të paparashikuara.
Të pranishëm kanë qenë drejtues të palës greke në pikën kufitare, Kakavijë, drejtues të Policisë së kufirit për emigracionin, konsulli shqiptar në Janinë Eshref Shehu dhe konsulli grek në Gjirokastër Kristos Mandellos.
Ndërsa drejtuesit e policive i kanë bërë thirrje emigrantëve që të shmangin radhët e gjata duke përdorur pika të tjera kufitare në Greqi.