E Diel, 1 Nëntor 2026

Jazz, Giorgo Gaslini mbrëmë në TOB

Muzika Jazz gjithmone e me shume po behet pjese e shijeve muzikore te shume shqiptareve. Nje rryme muzikore e cila vetem para pak vitesh ka qene shume pak e njohur per  vendin tone, tashme duket se është ajo muzika e cila po pushton lokalet me muzike live ne kryeqytet. Pikërisht kësaj dëshire ne rritje për muzikën Jazz i eshte bashkuar edhe ai qe cilësohet babai i muzikes Jazz ne itali, Giorgio Gaslini. Mbreme  ne Teatrin e Operës dhe Baletit grupi i tij Giorgio Gaslini Chamber Trio performoi per te gjithë adhuruesit e kesaj muzike. Drejtori i TOB Zani Ciko e ka cilesuar ardhjen e ketij grupi ne Tirane si nje menyre per te krijuar larmishmeri ne jeten artistike dhe ne ate qe u ofrohet qytetareve.Muzika Jazz prej nje shekulli eshte mjaft e përhapur ne disa vende te botes, tradite e cila vetem vitet e fundit ka hyre ne vendin tone. Koncerti jazz Giorgio Gaslini Chamber Trio  do te organizohet nga TOB ne bashkëpunim me institutin Italian te kulturës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›