E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti miraton me 117 vota pro ndryshimet ne Kushtetute

Në përfundim të seancës plenare të mbajtur sot në Kuvend, 117 deputete votuan miratimin e Paketës se ndryshimeve Kushtetuese. Në përfundim të fjalës së Kryeministrit Berisha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ftoi të gjithë deputetët për të votuar nen për nen Kushtetutën. Me 117 vota pro jane miratuar ne teresi ndryshimet kushtetuese ne Kuvend. Ndryshimet prekin Reformen Zgjedhore, zgjedhjen e Presidentit te Republikes, mandatin e Kryeprokurorit dhe nocionin e besimit dhe te mosbesimit te Kryeministrit.

Para votimit ne Kuvend ka pasur debate per ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Berisha e quajti paketen e re, nje ndryshim qe i jep fund deformimeve te votes dhe atij qe njihet si fenomeni i DushkutKryetari i LSI, deputeti Ilir Meta e quajti ne fjalen e tij paketen e ndryshimeve ne Kushtetute, nje perpjekje te re te Berishes per te rikthyer te gjitha pushtetet tek vetja, si dikur me refrendumin qe u rrezua nga votimi popullor. Meta tha se "kesaj rradhe Berisha ka gjetur nje rruge me te thjeshte, duke u mbeshtetur nga kreu socialist Rama".

Edhe deputeti Spartak Ngjela ne fjalen e tij ka perdorur tone te ashpra. "Me duhet tju kujtoj qe jeni duke kryer nje krim penal.. Dhe duhet te them se per nje krim penal te kesaj natyre jane aktualisht nen hetim ne Turqi presidenti dhe kryeministri i vendit, - tha Ngjela mes ovacioneve ne salle.Sipas deputetit Ngjela ndryshimet ne Kushtetute po behen me nje shpejtesi dhe papjekuri te pazakonte. "Edhe skemat mafioze marrin me shume kohe se kaq, - tha Ngjela.

Diskutimet per paketen e ndryshimeve u hapen me leximin nga deputeti Fatos Beja te raportit te komisionit te ligjeve lidhur me paketen e ndryshimeve ne Kushtetute qe pritet te votohet sot.

Seanca e sotme e Kuvendit e paralajmeruar per oren 18.00 ka nisur me rreth 50 minuta vonese, per shkak te nje takimi te minutes se fundit mes Berishes dhe aleateve te tij ne perpjekje per te arritur nje zgjidhje per qendrim te perbashket lidhur me ndryshimet ne Kushtetute.Seanca eshte hapur me nje fjalim te Presidentit kroat Stipe Mesic, i cili ndodhet sot ne Tirane. Pas kesaj, pritet fillimi i diskutimeve per paketen e ndryshimeve. I habitshem ka qene fakti qe z.Mesic nuk eshte perkthyer ne shqip per publikun e gjere. Ka patur vetem shperndarje te nje numri fletesh te shtypura ne shqip, perkthim i fjalimit, per deputetet ne salle, por nuk ka patur perkthim me ze per teleshikuesit. Praktikisht nga fjalimi i z.Mesic ne kroatisht, nuk eshte marre vesh asnje fjale dhe shume nga TV qe po transmetojne nga Parlamentin, e nderprene lidhjen e drejtperdrejte gjate fjales se Presidentit kroat.Z.Mesic ka perfunduar fjalen e tij rreth ores 19.00 dhe pas kesaj ore ka nisur seanca me diskutimet lidhur me ndryshimet ne Kushtetute.Një ditë para votimit në Parlament të ndryshimeve në Kushtetutë, kryeministri Sali Berisha tentoi të bashkojë votat e grupit parlamentar për zgjedhjen e Presidentit, por 3 orët e mbledhjes me shumë debate nuk sollën rezultat.

Demokratët arritën vetëm të marrin një vendim politik: Sot në Parlament do të votohet për vendimin e miratuar në kryesinë e PD-së, pra për paketën kushtetuese, e cila përmban ndër të tjera edhe zgjedhjen e Presidentit me shumicë të thjeshtë.

Me këtë vendim politik, kreu i ekzekutivit Berisha rrëzoi mundësinë e votimit edhe të variantit të zgjedhjes së Presidentit nga populli, për të cilin kishin firmosur gjatë javës së shkuar më shumë se 28 deputetë, dhe që Komisioni i Ligjeve e kaloi për miratim në Kuvend si propozim në minorancë.

Kështu, partia më e madhe në pushtet ka vetëm vendimin politik për të votuar variantin e zgjedhjes së Presidentit me shumice të thjeshtë në raundin e V-të, por jo se ka të gjitha votat pro paktit të arritur me Partinë Socialiste. Lista e firmëtarëve për zgjedhjen e Presidentit nga populli u lëkund jo pak mbrëmë gjatë mbledhjes së grupit. Ata ishin vënë para një fakti të kryer:

Të mbështesnin ose jo vendimin politik të partisë. Disa prej tyre, pas mbledhjes së grupit, u thirrën sërish për 30 minuta në një mbledhje të ngushtë me kryeministrin Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Por ka pasur ndër ata deputetë si Besnik Mustafaj të cilët e kanë thënë hapur votën e tyre kundër paketës në tërësi, duke mos negociuar më tej.

Vendimin e tij, Mustafaj e ka bërë publike edhe pas mbledhjes se grupit parlamentar. "Unë jam në minorancë, por jam i palëkundur në bindjet e mia, se reforma që po kryhet nuk përfaqëson interesat elektorale të PD-së. Mbledhja e mbrëmshme e grupit parlamentar ishte mundësia e vetme e Kryeministrit për të gjetur konsensusin para seancës së sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›