E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, plagosen me armë zjarri dy persona në lokal

 

Dy persona janë plagosur me armë zjarri, teksa ndodheshin në një lokal në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës. Burime zyrtare të Policisë Lokale, bënë të ditur se 49-vjeçari, Roland Zijai dhe 52-vjeçari, Hysni Kalemi, u qëlluan me armë zjarri rreth orës 01:30 në një lokal. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kane qëlluar me armë zjarri nga jashtë lokalit, ku gjendeshin edhe 3 shtetas të tjerë. Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spital, ku janë nën kujdesin e mjekëve. Policia nuk ka dhënë ende sqarim për motivet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që nuk ka sqaruar faktin se cili ishte objektivi i autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›