MM: Masa kundër zhurmës së lokaleve të natës
Ministria e Mjedisit ka përgatitur një projektligj, të cilin e ka dërguar në qeveri ku synohet ashpërsimi i masave për eliminimin e zhurmave akustike në zonat urbane dhe sidomos, ato turistike.
“Për ambientet e hapura, për ditën e premte dhe të shtunë orari për aktivitetet e tyre do të jetë nga ora 19:00 deri në orën 24:00. Ditët e tjera të javës orari i aktivitetit të tyre do të jetë nga ora 19:00 deri në orën 23:00. Gjithmonë duke respektuar nivelin kufi të zhurmave i parapare në udhëzimin e përbashkët të ministrive të Mjedisit dhe Shendetit Publik. Për ambientet e mbyllura aktiviteti do të lejohet pa kufizim orari, duke respektuar nivelin e lejuar të zhurmës të parashikuar në udhëzim", bëri të ditur sot për mediat, Alfred Deshati, drejtor i kontrollit për Mjedisin në ministrinë e Mjedisit.Një zhurmë e durueshme për veshin e njeriut është 55 decibel gjatë ditës.