Haga për KosovënHyseni: Pavarësia faktJeremic: Kjo mësohet te enjten
PRISHTINE-BEOGRAD-Ditën e enjte, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësise do të japë mendimin e saj këshillues ligjur me ligjshmërinë e shpalljes së pavaresisë së Kosovës. Pavarësia e shpallur me 17 Shkurt te vitit 2008, eshte njohur nga 69 shtete anetare te kombeve te bashkuara, 22 prej te cilave jane vende anetare te Bashkimit Europian. Serbia dhe Rusia jane kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.
Ministri i jashtem i Kosoves, Skënder Hyseni i cili udhetoi sot drejt Hages shpreson qe Serbia me ne fund ta kuptoje se Kosova eshte nje fakt dhe fakti eshte se Kosova eshte nje shtet i njohur nga shume vende dhe me shume te tjere do ta njohin ate.
“Nuk po kerkojme njohjen nga ana e Serbise, po kerkojme qe Serbia te njohe faktet, qe Kosova eshte shtet i njohur zyrtarisht nga shume vende te botes dhe Kosova do te behet nje anetar i komunitetit nderkombetar ne te gjitha nivelet. Serbia duhet te bashkepunoje me Kosoven ne ceshjtet me interest e perbashket shprehet Hyseni.
Nderkaq, homologu i tij Serb Vuk Jeremic shprehet se e enjtja eshte nje dite e madhe sepse me ne fund te kuptojme nese kufijte e vendeve anetare te OKB do te jene te sigurta. Do te kuptojme nese shpallja e njeanshme e pavaresise eshte nje veprim i drejte. “Pasi Keshilli i Sigurimit te OKB-se te debatoje dhe te arrije nje konkluzion per vendimin e gjykates nderkombetare te drejtesise, rruga per negociata te reja per te ardhmen e Kosoves do te jete e hapur” shprehet Jeremic.
Grupi nderkombetar i krizave beson se pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise në Hagë, shume vende te tjera do te marrin nje vendim qe me siguri do te jete per njohjen e pavaresise. Sipas grupit nderkombetar të krizave, preference e Serbise eshte e qarte per shkembim territoresh.
(d.b/BalkanWeb)