E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, plagosetme armë zjarripunonjësi i OSSH

PUKE-Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) u qëllua me armë zjarri ndërsa ushtronte profesionin e tij.

Ngjarja ndodhi sot pasdite rreth orës 17:30 minuta në Gjegjan të Pukës ku një person ende i panjohur qëlloi me armë zjarri Shtetasin Nikollë P. 40 vjec. Një nga plumbat e shkrehur nga arma drejtuar punonjësit të OSSH e ka plagosur këtë të fundit në këmbë.

Policia e cila ndodhet në Gjegjan dhe po heton për ngjarjen nuk ka ende një emër rreth autorit që kreu plagosjen. Dihet vetëm se 40 vjecari ishte në punë në momentin që u qëllua me armë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›