Draft raporti i KEgjyqësor- shëndetësishumë të korruptuar
TIRANE- Drejtësia shqiptare është nën kontrollin e politikës. Ky është përfundimi i dy ekspertëve të dërguar nga Komisioni Europian për të verifikuar përgjigjet e qeverisë shqiptare lidhur me pyetjet për korrupsionin në pyetësorin e BE-së.
Francis Desterbeck dhe Thierry Loquet vizituan Tiranën në ditët e para të qershorit, ku u njohën me strategjinë dhe strukturat qeveritare të luftës kundër korrupsionit, por edhe realitetin shqiptar që ndryshon shumë nga prezantimet zyrtare në letër.
Në një raport të gjatë, ku vënë në dukje problemet kryesore në luftën e vështirë ndaj korrupsionit, ekspertët e BE-së theksojnë se Shqipëria ka hetuar disa raste të korrupsionit të nivelit të ulët, por ka “harruar” të hetojë ato të nivelit të lartë, në radhët e zyrtarëve të saj.
“Duhen më shumë përpjekje për të inkurajuar Shqipërinë dhe të procedojë me rastet e korrupsionit në administratën publike si dhe në polici e gjyqësor”, thuhet në raportin e ekspertëve.
Sipas tyre, ndikimi politik është gjithnjë i dukshëm, ndërsa imuniteti i gjyqtarëve është i pakuptimtë. Ekspertët thonë se korrupsioni nis që me emërimin e gjyqtarëve, të cilët më pas vazhdojnë të kërkojnë ryshfete gjatë punës së tyre.
Raporti vë në dukje gjithashtu se edhe sistemi shëndetësor është gjerësisht i korruptuar dhe se shumë pak masa janë marrë deri tani për ta parandaluar këtë fenomen. Sipas ekspertëve, Shqipëria ka zyrtarisht një strategji të mirë antikorrupsion, por në zbatimin e saj sistematik ende mbetet shumë për të bërë.
(e.n/GSH/BalkanWeb)