E Shtunë, 31 Tetor 2026

MM: PS si Sigurimi i Shtetit, dokumentet antiligjore

Sipas kësaj ministrie, ligji nuk e pengon, ndërsa pajisjet blihet mbi bazën e Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve.

“Sa i përket Partisë Socialiste nuk kemi shpresë se do të reflektojë. Lidhur me datën e urdhrit për blerjen e pajisjeve, ai është bërë me datë 1 shtator 2010, kurse urdhri i datës 19 janar 2011, plotëson një nga pikat e urdhrit të mëparshëm sa i përket procedurës. Deputeti Braçe anonçoi sot një urdhër të Kryeministrit për kontrollin e procedurave të import-eksportit të mallrave ushtarak. Ky është një fakt tjetër se Ministria e Mbrojtjes si çdo institucion shtetëror kontrollohet, por mbi bazën e ligjit. Kontrolli nuk është dyshim në një shtet demokratik. Ai është një instrument rutinor në një shtet demokratik. Kontrolli administrativ është një nga mjetet kryesore në funksion të transparencës dhe zbatimit të ligjshmërisë. Madje, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithëse ishte kontrolluar edhe më parë, të kontrollohej sërish ligjshmëria e procedurave për aktivitetin e sipërmendur“, tha zëdhënësja Lorisa Ylli.

Ajo shtoi Ministri i Mbrojtjes dje “nuk ka folur për të korruptuar në Ministrinë e Mbrojtjes, por për metastazat e Sigurimit të Shtetit në aparatin e saj dhe me qendër në Partinë Socialiste, të cilat nxjerrin e furnizojnë në mënyrë antiligjore dokumentet. Rasti i sotëm është një tjetër shembull i keq”. “Sa i përket të ardhurave të grumbulluara nga shitja e mallrave ushtarake, ato përdoren konform ligjit dhe shpenzimet janë të kontrollueshme. Ato përdoren për procesin e demontimit të municioneve të tepërta si dhe për modernizimin e Forcave të Armatosura, bazuar në udhëzimin e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave për përdorimin e të ardhurave të saj”, vijoi ajo. /Start/

                                                                                             2012-09-28 17:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›