Kritere të reja për rekrutimin e arsimtarëve

Ndryshimi i ligjit për sistemin parauniversitar, parashikon që të gjithë mësuesit dhe drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme do të zgjidhen nga një bord i përbërë nga disa anëtarë.
Zv/ministrja Nora Malaj thotë se rekrutimi do të bëhet mbi bazën e një stafi të përzgjedhur, që sipas ligjit, përbëhet nga drejtori i shkollës, një përfaqësues i bordit të prindërve, një përfaqësues i bordit të senatit të nxënësve dhe një përfaqësues nga minibashkia. Mbi bazën e konkurrimit të kandidaturave do bëhet përzgjedhja e tyre.
MASH sheh të nevojshme që edhe në shkollat e sistemit parauniversitar, drejtuesit e shkollave të kenë një buxhet të vetin, ashtu si ndodh në universitete, nga të ardhurat dytësore.
Ligji i ri për arsimin parauniversitar forcon edhe kriteret për mësuesit e rinj, që duan të punojnë në këtë profesion. Tashmë, duhet të kalosh disa hallka pas marrjes së diplomës. Pas një viti stazh duhet t'i nënshtrohesh edhe provimit të shtetit, që do të bëhet për herë të parë këtë vit në këtë profesion, dhe vetëm atëherë mund të japësh mësim në shkolla./Start/
2012-09-29 14:00