E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker-Nishanit: Ruaj pavarësinë e institucioneve

Gjatë bisedës, Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që SHBA-të kanë dhënë për demokratizimin e vendit.

Kreu i Shtetit u fokusua tek reformat në sistemin e drejtësisë si një nga sfidat kryesore, me të cilat përballet shoqëria dhe institucionet shqiptare, duke e informuar zyrtarin amerikan mbi platformën e tij për kthimin e besimit të gjyqtarëve te sistemi i drejtësisë.

Duke u ndalur në këtë çështje, Reeker theksoi rëndësinë e kontributit dhe angazhimit konkret të Presidentit të Republikës për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve dhe forcimin e shtetit ligjor. Sa i përket zhvillimeve në rajon, Presidenti Nishani nënvizoi se Shqipëria i zhvillon marrëdhëniet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe mbi parimin e fqinjësisë së mirë duke vënë në dukje se nevijitet rikthimi në një kohë të shpejtë i dialogut mes palëve, çka do të krijonte një dinamikë të re për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Nishani ka zhvilluar një takim edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, i cili përgëzoi Presidentin Nishani për zgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shprehu vlerësime për kontributin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të veçantë për angazhimin konkret të saj në procesin e reformës së OKB-së.

Ban Ki Moon e përgëzoi Presidentin për organizimin e suksesshëm në Tiranë të Konferencës mbi procesin “Një OKB” dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit dinamik të Shqipërisë në këtë proces. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon vlerësoi zhvillimet në Shqipëri duke e cilësuar vendin modern dhe me përparim të shpejtë. Ban Ki Moon e falenderoi Presidentin Nishani për rolin moderues që Shqipëria luan në rajon dhe e inkurajoi të vazhdojë në këtë drejtim. Presidenti i Republikës e uroi Sekretarin e Përgjithshëm për mandatin e dytë në detyrë dhe e siguroi për mbështetjen e parezervë të Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2012-09-29 09:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›