E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Kujdes me përgatitjen e zgjedhjeve

Ajo erdhi pasditen e shkuar në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. “Dialogu i sinqertë, me përkushtimin serioz dhe konstruktiv të të gjitha partive të mëdha politike, është tejet i rëndësishëm në çuarjen përpara të agjendës së reformave të Shqipërisë, edhe në mbështetje të aspiratave të saj evropiane”, ka theksuar ajo.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në periudhën përgatitore për zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Është thelbësore që të gjitha palët politike të dëshmojnë vullnetin politik për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, ku përfshihet zbatimi i plotë i Kodit Zgjedhor të rishikuar”, tha ajo. Ministrja irlandeze ofroi gjithashtu mbështetjen e vendit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Irlanda e mbështet plotësisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, si një rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të rajonit. Si vendi që do të marrë Presidencën e ardhshme të Këshillit Evropian, ne presim me interes rekomandimet e Komisionit Evropian për përparimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit kandidat”, tha Creighton.

Shefja e OSBE-së përshëndeti pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në punën e OSBE-së, edhe përmes bashkëpunimit me misionin e kësaj organizate në vend. Ajo lavdëroi përparimin në zbatimin e reformave kyçe dhe përsëriti gatishmërinë e OSBE-së për të vijuar së mbështeturi Shqipërinë në zgjidhjen e çështjeve të mbetura, përfshirë ato që lidhen me reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Vizita në Shqipëri përmbyll vizitën zyrtare katërditore të Ministres në rajon, gjatë së cilës ajo vizitoi edhe Beogradin, Prishtinën, Shkupin dhe Lubjanën. /Start/

                                                                                             2012-09-29 09:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›