MMPAU: Prioritet trajtimi i ujërave të zeza
Me përparësi do të jenë zonat turistike të vendit, duke përfshirë Durrësin, Kavajën, Lezhën, Shkodrën, Vlorën, Himarën, Sarandën dhe Pogradecin, bëri të ditur në Kuvend, gjatë prezantimit të objektivave të MMPAU-së, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Sistemi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura, sipas tij, do të mbulojë një popullsi prej jo më pak se 1.5 milion banorë.
Deri tani, plani i ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujit të ndotur të kanalizimeve (2005-2009) përfshin 11 projekte për ndërtimin e impianteve të trajtimit në qytete të ndryshme, me një kosto totale prej 111 milion euro, të financuar nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me donatorët.