MOLLA E SHERRIT
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka kaluar për votim në Kuvend ligjin për “Pastrimin e figurave zyrtare”. Përmbajtja e projektligjit ka ngjallur debat politik e publik, ndërkohë që është kundërshtuar fort edhe nga deputetët anëtarë të komisionit. Komenti juaj për ligjin, debatin rreth tij dhe efekteve në politikë, administratë dhe shoqërinë shqiptare?
Po ne sikur e kemi debatuar së bashku një herë tjetër këtë çështje! Biles më duket më shumë se një herë. Të them të drejtën nuk kam asnjë interes qytetar lidhur me këtë problem. Por, nuk kam se çfarë të bëj, përderisa ju më pyesni duhet të përgjigjem. Ju e dini qëndrimin tim. Përse më ngacmoni përsëri? Më shtyni në ngasje që të shprehem politikisht jokorrekt. Bëj shaka. Vetëm e vërteta dhe e drejta më intereson. Nuk e kam ndryshuar asnjë grimë qëndrimin tim, përkundrazi e kam përforcuar. Si ndofta edhe të tjerë, edhe unë kam bindjet e mija politike, të cilat nuk i ndryshoj veçse atëherë kur argumentet e të tjerëve më thonë ndryshe e më bindin. Dikujt mund t’i duken paksa evazive ato që shpreh, “konfuze”, sepse koherencë quhet këtu te ne vetëm atëherë kur i përmbahesh me besnikëri vijës së një partie. Kur shërben politikisht, me një fjalë. Atëherë quhesh i qartë. Kurse po mbrojtje mendimin tënd, që mbase hera-herës nuk përputhet me atë të ndonjë partie, ose vetëm rastësisht apo për një periudhë përputhet me këtë apo atë vijë partiake, atëherë etiketohesh si dikush pa mendime të qarta. Vlerësim i çuditshëm.
Çfarë të them Për të vënë kujën për ata njerëz që janë gati edhe sot të bëhen spiunë pa pagesë. Para së gjithash është natyrë njerëzore spiuni. Sa shumë spiunë ka në qarkullim!
Më kujtove përsëri spiunët. I kam tmerr spiunët e të gjithë llojeve e të gjitha pushteteve, të mbretit Zog, të komunizmit, biles edhe të tanishmit. Nuk e di, ndofta më vjen nga një ndjesi e keqe, naive, edhe për ata që i quanim spiunë në moshë të vegjël e që “tradhtonin” shokët e tyre te edukatorja e kopshtit, te mësuesja kujdestare e klasës, te drejtori, te prindërit etj. Ka edhe sot nga ata që e kanë ves spiunimin e vogël e të madh. Le të nxjerrin ligje sa të duan, profesionin e spiunit, përgjithësisht shpifës, nuk ka ligj që e nxjerr jashtë loje. Një spiun bie, një mijë ngrihen, gati për t’u përdorur si tellallë, si informatorë, si vesh i zgjatur, si thashethemexhinj, për përfitime të vogla apo të mëdha. Sa vetë njoh në jetën e përditshme që janë gati të spiunojnë miqtë e shokët e tyre edhe sot, raportojnë ashtu si prej gjasme, duke nxitur, shpifur, ndryshuar kuptimin e fjalëve të tjetrit, për urrejtje, ca e kanë edhe për sport. “Nuk kemi se çfarë bëjmë sot pasdite, a nuk bëjmë ca spiunlliqe? “T’ju tregosh të spiunuarve të sotëm spiunët e rrethit shoqëror që i spiunojnë te komshinjtë, gratë, miqtë, për gjëra krejt të kota, do të ishte bërë batërdia mes miqsh. Ashtu si shkarazi të japin informacione kundër të tjerëve në mënyrën më të urrejtshme e të përbuzshme. Ai më tha kështu... Ajo më tha ashtu... Tmerr. Krejt falas. Pa asnjë arsye funksioni, apo zanati. Në çfarë bote pa vlera morale dhe qytetare jetojmë!
Pra, pyetja e parë që duhet bërë për një ligj nga pikëpamja e filozofisë të së drejtës është: A ka ndonjë vlerë, ndonjë dobi, ndonjë utilitet ai ligj? Po e jap përgjigjen time drejtpërdrejt nëse e doni. Ligji, ky pra ligji si e quajnë nëpër kafene “për spiunët”, është krejt pa dobi. E para, sepse ai nuk e bën më të pastër dhe të pamanipulueshme jetën politike shqiptare, përderisa sikurse e thashë, një spiun bie mijëra ngrihen. Ai ligj kishte kuptim, e kam thënë, biles shumë kuptim, në fillim të tranzicionit, kur frika se mos qarqe të caktuara nostalgjikësh integristë kërkonin revansh dhe kthim prapa në totalitarizëm mund të kishte një lloj justifikimi. Atëherë po, kuptohej si një masë revolucionare, por jo si masë e tanishme brenda shtetit të së drejtës. Kuadri i sotëm ligjor nuk e lejon diçka të tillë dhe të gjitha këto që mendohen të ndërmerren do të konsiderohen si shkelje e të drejtave qytetare. Atëherë në fillimet duhej ndërmarrë, sepse do të kishte pasur efekte shumë pozitive, por jo tani. Tani është shumë vonë. Shprehja imbecile “Më mirë vonë se kurrë” është krejt e gabuar, sepse në fakt shpesh është “më mirë asnjëherë sesa vonë”. Imagjinoni një grua pesëdhjetëvjeçare a më shumë, pa fëmijë dhe që i shkrep në kokë të bëjë një bebushkë me komshiun, apo me njeriun e parë që gjen në rrugë. Nuk mund të thotë “më mirë vonë sesa kurrë”, sepse në atë moshë ku ka arritur është e sigurt se do të nxjerrë një fëmijë trizomik, handikapat, pra më mirë asnjëherë sesa vonë. “Duhej të kishe bërë dashuri në moshë të re, moj zonjëzë”, do t’i thoshte mjeku, pasi të shihte ekografinë e fëmijës. “Tani është koha e abortit”. A mendon dot njeri sot se ish-spiunët janë ende rrezik për kthim pas në komunizëm? Harrojeni. Aq shumë paradoksale është situata saqë edhe nëse ndonjë grup gjysmë të persekutuarish të donte të rikthente ta zëmë vitet ’60, do të dilnin ish-spiunë, të integruar fort e mirë në shoqërinë e sotme, që do t’iu thoshin: “Gjallë jo, harrojeni, ju mund ta bëni këtë vetëm po të kaloni mbi trupat tanë”. Ka ish-spiunë që janë mbrojtës të flakët të demokracisë, sidomos të tregut të lirë.
Pastaj, që një ligj të jetë i drejtë duhet që ai të jetë i besueshëm në implementimin e tij. A mund të jetë i tillë ky ligj? Me kaq shumë parti e ministra që kanë kaluar në atë ministri, sidomos në fazën e fundit të komunizmit shqiptar, askush nuk ka besim, askush nuk mund të japë besim, se do të kemi një trajtim të barabartë të të gjithë personave të implikuar me dashje, pa dashje, me motive të poshtra, të ndershme, atdhetare, tradhtare, në atë proces rekrutimi. Askush nuk do të besojë se nuk janë fshehur dosje, nuk janë hequr dosje, ka të ndjekur penalisht dikur për djegie dosjesh (mesa më kujtohet), që këtë spiun ta lë të mbijetojë, këtë tjetrin ta djeg, atë tjetrin ta përdor se më duhet, këtë këtu, ta lë “gjallë”, apo “të fjetur”, këtë budallain tjetër ta bëj “kokë turku” etj., sepse kështu më bindet më mirë. Pa fund raste të tilla duhet të ketë pasur.
Ligji – thoshte Sokrati, babai i ligjeve - nuk duhet të ketë më shumë pasoja dytësore negative sesa mund të supozohet që ajo do të sjellë të mira. E thoshte në përgjithësi, sepse ky ligj, konkretisht, nuk sjell asnjë të mirë, absolutisht asnjë të mirë. E shumta shpreh një hakmarrje midis individësh, e shumta është një nga ato pasoja perverse që sjell lufta politike në Shqipëri, e shumta është një larje hesapesh, apo në rastin më të mirë një konvulzion psikologjik e ardhur nga një traumë me origjinë nga e kaluara. Nëse unë dua t’i bëj keq Qenan K., mikut tim më të dashur, berber, ose që t’i ngre nervat, them: “Të hapen dosjet e të gjithë berberëve të së kaluarës. Asnjë prej tyre mos bëhet deputet”. Është një zhvendosje nga problemet e vërteta që kanë shqiptarët sot. Një ngecje e jetës politike, një kthim pas, një përpjekje për të zbardhur disa figura politike që vetëkulbalizohen kot së koti nga shtypi apo nga natyra e tyre duke i hedhur vetes një dozë pastërtie morale e mos të qenit ish-spiun, është pra një procedurë për të hapur vende të reja për deputet në kushtet kur konkurrenca për këto vende pune është bërë shumë e fortë për shkaqe që dihen. Këto po, këto janë arsye që i kuptoj, por sa për ligjin në vetvete ai është pa dobi, dhe mbi të gjitha sjell pasoja të padëshirueshme. Ai e shton radhët e të pakënaqurve midis spiunëve dhe jo spiunëve. Ish-spiunët, ata që nuk do të dalin në pah, janë fshehur, do të përdoren edhe më keq se deri më tani, fëmijët e ish-spiunëve edhe më keq akoma se prindërit e tyre, kurse ata ish-spiunë që e kanë pasur këtë një ndëshkim nga diktatura, pra ish-të persekutuarit e rekrutuar, do ta kenë si një ndëshkim të dytë, një herë, dikur nga diktatura, një herë tjetër nga demokracia. Nga ata që ishin me cen politik, nëse ka prej tyre ish-spiunë, shumica janë krejt të pafajshëm, është një fat mizor që i ndjek pas, ata janë fatkeq, sepse të gjithë ata për të cilët është vepruar me material shtrëngues, me kërcënime për jetën apo për fëmijët, kanë qenë viktima përpara se të ishin fajtorë.
Nga shtypi lexoj formulime të neneve të këtij ligji që, nëse mbeten kështu, janë mbi të gjitha qesharake. Flitet për ish-anëtarë të Komitetit Qendror të përjashtuar nga shtrëngimet e këtij ligji nëse kanë qenë shprehur kundër vijës zyrtare të atëhershme. Kush janë këta? Ata që ka dënuar Enver Hoxha? Me një fjalë, kështu, ky ligj quan të drejtë dënimet që ata kanë marrë, quan të drejtë vendimet policeske të pseudogjykatave të atëhershme torturuese e pa kushte ligjore veprimi. Nga njëra anë thuhet se ai ishte sistem juridik dhe politik gjithë falsitet, dhe kanë të drejtë kur e thonë këtë, sepse në fillim i pandehuri arrestohej, dënohej, vritej, pastaj hetohej mbi të, kur ishte fjala sidomos për të dënuarit politikë, kurse ky ligj këto dënime na i nxjerr të drejta dhe të faktuara, duke i marrë për bazë për të përjashtuar ata “që janë shprehur kundër”. Mbase shtypi e relaton keq tekstin në përgatitje të ligjit në fjalë! Nuk di se çfarë të them.
Dhe më së fundi ligji duhet të jetë kushtetues. Privohen grupe të tëra njerëzish nga të drejta politike, qytetare, profesionale. Nuk mund të privohet askush nga të drejta politike e qytetare pa vendim gjyqi. Unë jam dakord. Të hapen gjyqe kundër kujtdo që ka bërë krime në të kaluarën dhe pastaj, nëse shpallet fajtor, jo vetëm t’i hiqen disa të drejta politike, por edhe të ndëshkohet me burg sipas shkallës së fajit që ka bërë. Por, pa gjyq, ky cenim i të drejtave qytetare nuk mund të realizohet.
Vesi i këtij ligji do të ishte se ai do të merrte pamjen e një vendimi gjykate. Tjetër është ligji, tjetër një vendim gjykate. Ma parë duhet një ligj që të konsiderojë krim punën në postet e parashikuara, e më pas të ketë një proces të drejtë gjyqësor që të tregojë fajësinë e kujtdo personalisht, dhe pastaj me vendim gjykate t’i privohen të drejtat qytetare. Por, edhe kjo do të mund të bëhej vetëm për një kohë të kufizuar sepse dënime pa afat sikurse pritet të shohim nga ky ligj nuk mund të ketë.
Çdokush ka të drejtë të shohë dosjen e vet ? Kjo është të luash me prirjet vuajeriste dhe mazokiste të njeriut. Të luash me zjarrin. Është t’i hedhësh benzinë zjarrit. Të gjithë do të gjejnë ndofta në dosjet e tyre njerëz që i kanë spiunuar, shpifur, denoncuar, iu kanë prishur jetën. Të gjithë do të hyjnë në një valë shpjegimesh të gjata ose do të ndjekin njëri-tjetrin për t’i kërkuar shpjegime. Tani pas tridhjetë a dyzet vjetësh. Duhet të kini parasysh se një shqiptar fal shumë, por kur publikisht njihet si viktimë e dikujt, është opinioni i “nderit” që e detyron të marrë hak. Mos harroni se edhe kështu ne jemi një shoqëri e hakmarrjes, e inatit, e agresivitetit. Le të mos hedhin mollën e sherrit në një shoqëri hakmarrëse. Jam i bindur se do të ketë pasoja në këtë plan, në kushtet kur shqiptarët kanë halle të tjera, kur duhet paqtuar marrëdhënia sociale. Përgjegjësinë do ta mbajnë ata që e votojnë ligjin, pikërisht se po i hedhin benzinë zjarrit. Një dekan në publik ish spiun do të hiqet. Dakord. Po në një shkollë private do të hiqej ai nga posti i vet? Nëse po, atëherë këtij të fundit i prishet edhe biznesi, pra i preken edhe të drejta të tjera veç atyre politike. Si mund të ndëshkohen qytetarë pa gjyq? Aq më shumë që mund të ketë ish-spiunë apo ish-funksionarë që nuk kanë bërë asnjë shkelje ndaj personave të tretë. Ka ish-spiunë që ndofta nuk kanë spiunuar. Edhe këta do të ndëshkohen? Atëherë këta do të ndëshkohen jo për atë që kanë bërë, por për atë që ata kanë qenë. Përsëri është e jashtëligjshme.
Por, mund të pyetem: Çfarë duhet bërë? Të dalin pa lagur ish-spiunët? Ja u thashë mendimin tim negativ për atë që ata kanë bërë. Por, nuk jam nga ata që besoj se njeriu është ëngjëll. Tjetër është ana morale e çështjes, dhe tjetër ana ligjore. Ligji nuk mund të jetë asnjëherë rezultat i pasionit, as i hakmarrjes.
Kush e ka kërkuar sot këtë ligj nga ana e shoqërisë civile? Grupe apo individë të veçantë. Jo masa e gjerë e ish-të persekutuarve. Ata kanë nevoja të tjera. Por, mbi të gjitha, një ligj nuk mund të jetë një vepër hakmarrëse, bazuar mbi fajësinë kolektive, jo për atë që ke bërë kundër ligjeve të kohës, a ligjeve universale, por për atë që ke qenë.
Unë them se ai ligj duhet të ketë vetëm një nen. Të përcaktojë të gjitha ato poste publike ku kandidatët të jenë të detyruar të tregojnë CV e tyre, e bashkë me të rrëfejnë edhe detyrat që kanë pasur në administratë, duke përfshirë edhe shërbimet në polici, sigurim etj. Kaq mjafton edhe për të qenë në rregull me ligjet demokratike, edhe për të respektuar të drejtat e njeriut, por edhe për të spastruar elitat politike e administruese të së mirës publike nga individë që kanë pasur lidhje me shërbimet e fshehta të diktaturës.
Kurse ata që kanë bërë krime duhet të shkojnë në gjyq.
Në gjyq.
Por, jo të përdoret një ligj për qëllime politike e politiciene, për lojëra të vogla shkarkimi të anijeve partiake nga pesha të tepërta, për t’u ndarë nga ish-miq të bezdisshëm dhe për t’iu hapur rrugën për t’u bërë deputet miqve të rinj.
Shqipëria vazhdon të ketë një diferencë të dukshme me vendet e tjera për çmimet e karburantit, duke detyruar një çmim të lartë edhe për produkte të tjera, kostoja e të cilave kushtëzohet nga karburantet. Ulja drastike e çmimit ndërkombëtar të naftës nuk duket se reflektohet në tregun shqiptar? Cilat janë sipas jush arsyet? Po pasojat?
Thashë pak më sipër se nuk iu duhet hedhur benzinë zjarrit. Me ligjin për dosjet a spiunët, sikurse e quani, do të bëhen pa fund individë të pakënaqur. Jam i sigurt se fajin për këtë do t’ia hedhin partisë në pushtet sot. Nuk e kuptoj përllogaritjen që kanë bërë në këtë vit elektoral. Por, kjo nuk është puna ime, është e tyre. Por, shoh veprime sikur dikush dëshiron t’i humbasë zgjedhjet e ardhshme medoemos. E thashë, nuk është puna ime kjo.
Kurse për çmimin e karburantit e kemi folur një herë, e flasim përsëri po të doni. Në këtë rast është e kundërta, nuk i duhet hedhur benzinë zjarrit, por i do hedhur ujë benzinës. Hidhini ujë benzinës, kështu do ta shtoni volumin e lëngut shpërthyes në serbator, pra, do ta keni me çmime më të lira. Kjo punë më ka interesuar shumë pak se unë nuk kam autoveturë zotëri, dhe këmbët e mija punojnë me një lloj tjetër karburanti, ta zëmë me coca–cola, ose me raki, në fakt me rehani Skrapari. E dini çfarë është rehania e Skraparit? Pija më e mirë në botë. Mbushni serbatorët me rehani Skrapari dhe nuk do të pyesni më fare për çmimin e karburantit. Biles jam në këtë rast edhe cinik. Unë si këmbësor kam interes biles të rritet çmimi i karburantit. Të shkojë në stratosferë. Do të ketë fare pak makina rrugëve, pisllëku i ajrit, se nuk është ndotje ajo që ndodh me ajrin te ne, do të bjerë, zhurma do të ketë më pak. Dhe unë do të dal shëtitje me miqtë e mi, jo më strukur nëpër cepa pallatesh, për t’u mbrojtur nga makinat përbaltëse, por si zotni, pa ndrojtje. Si do të shpërndahen mallrat? Me biçikleta, në krahë, me karroca me kuaj, me qerre, me çfarë të doni ju. Për të folur seriozisht tani: A e dini se qëndrimi ynë shoqëror i deritanishëm ndaj energjive është kryekëput naiv dhe jashtë çdo parametri? Kaq sa është, më duket ende i lirë duket çmimi i karburanteve. Shumë i lirë. Shih çmimet e këpucëve Më shumë, më shumë të ngrihet. Është ende i ulët.
Çfarë lidhje ka çmimi në tregun botëror me çmimin tek ne? Nuk është çështje morale kjo. (“Shihni si bëjnë të tjerët, ju spekulatorë përse i mbani çmimet e larta?”) Po duan o! Çfarë do t’iu bësh? T’i dënosh si spekulantë në kohë krize? T’i rrahësh me dru për t’iu nxjerrë me pahir floririn e fshehur nëpër mure qerpiçi? Kemi ne mekanizma që t’i detyrojmë ekonomikisht për t’i ulur çmimet? Jo. E po atëherë në stratosferë do të shkojnë çmimet. Plaku i Vitit të Ri nuk do të ketë naftë për ta mbushur avionin e tij për të ardhur e sjellë dhurata.
Biles edhe analizat që specialistët tanë të financave kanë bërë për krizën e sotme, sipas meje, janë krejtësisht të gabuara, pa baza, pa kuptuar vërtet se çfarë po ndodh. Nuk kanë kuptuar fare se përse ka ndodhur kriza e sotme. Ata kanë mekanizma të bllokuara arsyetimesh profesionale, parazitizëm intelektual, të manipuluara nga ideologjia apo propaganda mediatike, pa studime të thelluara, prandaj edhe masat që na propozojnë për t’u mbrojtur nga kriza botërore janë krejt, fare, gabim. Po të doni bisedojmë një herë tjetër për këtë. Pastaj do të jetë shumë vonë. Do të “lindim” trizomik.
Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Presidenti ka ngjallur sërish debatin rreth tij. Pozita e ka lënë sërish topin në fushën e opozitës, pasi Kryeministri Berisha deklaroi se mirëpret çdo vendim të një marrëveshjeje të mundshme Rama–Meta. Sa mundësi reale ka arritja e një akordi ndëropozitar për këtë çështje.
E dini atë lojën për fëmijë ku këndohej: “Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri”? Kështu është bërë kjo punë tani. Të gjithë e sorollatin çështjen, e shëtisin, (thotë një fjalë e urtë e huaj, “e qisin në xhiro” – e përkthenim ne tiranasit e viteve ’70 kur ngacmonim pëllumbat e njëri-tjetrit nëpër fole). E dini se çfarë do të thotë shprehja e bukur shqipe, tiranase, tironce, “Ta qisësh pëllumbin e tjetrit në xhiro”? Nuk e dini? Lëre është mesele e vjetër.
Të gjithë i japin të drejtë LSI me fjalë, por askush nuk dyshon se këto janë fjalë që tanimë nuk mund të kthehen në realitete, sipas meje. Ose po u kthyen në realitete, ata që do ta bëjnë këtë do të marrin mbi vete pasojat politike të merituara që askush prej tyre sigurisht që nuk i do.
Presidenti e ktheu ligjin. Unë isha dakord me arsyetimin e tij formal. I saktë. Por, më pas, kjo procedurë mund të nënkuptohej edhe si kthim për t’i dhënë mundësi LSI të vepronte. Ja, ligji u kthye! E keni rastin tani! Ligji u kthye, por LSI-së iu dha një mundësi që në fakt nuk është në thelb një mundësi. Sepse ligji nuk u kthye (dhe nuk mund të kthehej) nga Presidenti për ato arsye që LSI kërkon me të drejtë pa krijuar një krizë të rëndë politike. Përkundrazi, në ato pika ligja u përgëzua. Pra, “shamia”, rrethrrotullo, iu la shokut apo shoqes prapa. “Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri”. Kryetari i mazhorancës ka deklaruar se nuk është në parim kundër kërkesave të LSI, por këtë çështje, deklaroi, ta zgjidhin partitë e opozitës, duke përfshirë edhe atë të zotit Milo! Në këtë rast, “shamia” i lihet me zgjuarsi opozitës, shokut, apo shoqes pranë. Gjuhë politike tepër inteligjente përsëri. Unë dua, por s’duan ata. LSI i drejtohet partisë socialiste, sepse në këtë lojë rreth-rrotullo atje ka ngelur “shamia”. Sepse edhe ndërkombëtarët shprehen nganjëherë se e mbështesin transparencën e numërimit të votave, dhe lënë të kuptohet se edhe ata janë për ta bërë “lojën e shamisë”. Ndërkohë kryetari e Partisë Socialiste pothuajse hesht. Heshtje që flet. Perfekt në llogaritë e tij. Nga njëra anë e di që të gjithë lojtarët e tjerë nuk e kanë seriozisht kur thonë se duan të plotësojnë kërkesat e drejta të LSI. Po ta bënin këtë, pra Presidenti, mazhoranca, ndërkombëtarët, do ta kishin thyer Partinë Socialiste me vakt e me kohë. Por, s’e kanë bërë. Është e drejta e tyre, fundja. E di mirë ai këtë. E dyta, hesht sepse e di që nuk mund të bëjë kthim pas, po e bëri humbet shumë tani. Nëpërmjet kundërshtimit pa folur, përkundrazi, simbolikisht fiton atë status që i duhet, pra të njeriut kyç të së majtës, e konsiderohet si shefi i opozitës, jo vetëm i socialistëve. Së treti, e shtyn LSI –në që ajo të radikalizohet duke shpresuar se rreth saj do të mblidhet edhe ndonjë individ i njohur për diskure radikale, pasionante, që dikur i ka bërë për të tjerë sot për të tjerë, por gjithmonë i eksituar politikisht. Shpresohet se LSI do të bjerë në gabime taktike duke humbur peshë elektorale nën ndikimin e radikalëve. Përllogaritje e saktë. LSI ndodhet kështu edhe para rrezikut që në vend të ndërtojë një program politik të majtë, sipas elektoratit të vet specifik, të cilin duhet ta njohë teorikisht saktë, të harxhojë energjitë në një lojë procedurale të futur në logjikën e “erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri”, një procedurë as e majtë e as e djathtë, në fakt.