Pretenca; Dosja “Kashari”, 55 vjet burg e 49 milionë lekë gjobë për 7 të pandehurit
Mbrojtja për këtë grup të pandehurish u caktua për në datën 24 dhjetor të këtij viti. Të pandehurit, kryekomunarë, kryepleq, punonjës të Komunës së Kasharit dhe të afërm të këtyre zyrtarëve, akuzohen se kanë përfituar rreth 18 hektarë tokë në mënyrë abuzive. Këto prona u janë grabitur fshatarëve të kësaj komune, duke i shitur në disa duar, e mbi të cilat janë ngritur dhjetëra biznese, ndërtime të larta dhe shtëpi private
Të akuzuar për tjetërsim pronash, mbivendosje, mashtrime, apo dhe falsifikime të ndryshme dokumentesh, dje prokurori për gati 4 orë lexoi 150 faqe pretencë për shtatë të pandehurit e dosjes “Kashari”. Togat e zeza u njohën dje me rastet konkrete për të cilat akuzohen të pandehurit, provat që disponohen, rrezikshmëria e secilit, denoncimet e bëra për çdo metër katror, si dhe vlerën e dëmit të shkaktuar në Komunën Kashar, vetëm pak kilometra në periferi të kryeqytetit. Sipas përfaqësuesit të akuzës, Armand Gurakuqi, i cili gjatë leximit të pretencës ishte i shoqëruar nga 3 oficerët e Policisë Gjyqësore që e kanë ndihmuar në zbardhjen e hetimeve, skandali i abuzimit me tokat është shtrirë në 178 mijë metra katrorë në zonën e Kasharit. Ndaj dhe, për shtatë të pandehurit u kërkua deklarimi fajtorë dhe dënimi në total me 55 vjet burg dhe 49 milionë lekë gjobë. Prokuroria ka dërguar në bankën e të pandehurve 10 shtetas, tre prej të cilëve kanë kërkuar t’u veçohet dosja dhe të gjykohen me gjykim të zakonshëm, ndërkohë që shtatë të pandehurit për të cilët u dha pretenca dje po gjykohen me gjykim të shkurtuar. Mbrojtja për këtë grup të pandehurish u caktua për në datën 24 dhjetor të këtij viti. Të pandehurit, kryekomunarë, kryepleq, punonjës të Komunës së Kasharit dhe të afërm të këtyre zyrtarëve, akuzohen se kanë përfituar rreth 18 hektarë tokë në mënyrë abuzive. Këto prona u janë grabitur fshatarëve të kësaj komune, duke i shitur në disa duar e mbi të cilat janë ngritur dhjetëra biznese, ndërtime të larta dhe shtëpi private. Nga hetimet gjashtëmujore të organit të akuzës ka rezultuar se 10 të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, por në mënyrë të njëjtë kanë tjetërsuar e përvetësuar rreth 178 mijë metra katrorë truall, të “grabitura” këto në 34 raste të ndryshme. Këto prona, në bazë të ligjit 7051 për kthimin dhe kompensimin e tyre u takonin fshatarëve të Kasharit. Një ndër denoncuesit e parë të këtyre abuzimeve ka qenë ndërtuesi Vladimir Kosta, të cilit i pandehuri Hyka i ka marrë me anë të mashtrimit duke i shitur pronën e dikujt tjetër 230 milionë lekë.
Akuzat dhe të pandehurit
Nga vitit 2000 e deri më sot, drejtuesit e kësaj komune, në mënyrë abuzive, duke falsifikuar dokumente, hartën topografike dhe shumë dokumente të tjera ia kaluan këto prona të njohurve të tyre, të cilët më pas i shisnin. Pas shitjes, përvetësuesit me letra, të ardhurat materiale të shitjes i ndanin së bashku me të tjerët, duke fituar kështu shuma të majme parash, që mendohet se kapin shifrën e 20 milionë eurove, u shpreh prokurori Gurakuqi. Ndaj 10 të pandehurve të kësaj dosjeje janë ngritur akuzat për një sërë veprash penale, si “falsifikim të dokumenteve” nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre në 34 raste; “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë shtetëror ose të zgjedhurit vendorë”; “mashtrimit me pasoja të rënda”, të gjitha këto në bashkëpunim dhe kryerjen e veprës penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” në katër raste. Sipas akuzës, Alfred Sula, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kasharit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka falsifikuar dokumentet zyrtare për përvetësimin pronave të ndryshme në 13 raste dhe mban mbi supe më shumë akuza se bashkëpunëtorët e tij. Sipas prokurorit Gurakuqi, 177.592 metra katrorë truall janë përfituar në mënyrë abuzive nga 15 persona në sipërfaqe të ndryshme.
Të pandehurit, akuzat dhe masat e dënimit
* Alfred Sulaj, “falsifikim të dokumenteve” në 13 raste, u kërkua 12 vjet burg dhe 15 milionë lekë gjobë
* Shefqet Alikaj, “falsifikim të dokumenteve” në 12 raste, u kërkua 6 vjet burg dhe 5 milionë lekë gjobë
* Bardhyl Kamberi, “falsifikim të dokumenteve” në 6 raste, u kërkua 3 vjet burg e 2 milionë lekë gjobë, u kërkua pezullimi i vendimit dhe dënimi me 2 vjet provë për të pandehurin
* Faik Fejzo, “falsifikim të dokumenteve” në 8 raste dhe “shpërdorim detyre”, u kërkua 9 vjet burg dhe 10 milionë lekë gjobë
* Isam Shera, “falsifikim të dokumenteve” në 9 raste dhe “korrupsion pasiv”, u kërkua 8 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë
* Xhevahir Hyka, “falsifikim të dokumenteve” në 5 raste dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, u kërkua 7 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë
* Ismail Sula, “falsifikim të dokumenteve” në 2 raste dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, u kërkua 10 vjet burg dhe 5 milionë lekë gjobë