E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ne shtator pr/ligji per Gjykaten e Larte

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka vendosur të shtyjë për sesionin e ardhshëm parlamentar shqyrtimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë. Opozita, ka kërkuar shtyrjen duke pretenduar se drafti ka boshllëqe dhe probleme. Por ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka vlerësuar kërkesat e opozitës si të pabaza.

Kryekomisioneri Ilir Ruslami ka shprehur mendimin se opozita po bllokon politikisht draftin, i cili është hartuar me ekspertizën e ekspertëve të misionit të mbështetjes juridike të Bashkimit Europian EURALIUS.

Pavarësisht debateve, komisionerët kanë vijuar diskutimet teknike nen për nen dhe më pas kanë miratuar me konsensus projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, që pritet të kalojë për votim në seancën plenare të ditës së enjte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›