MPB përgenjështron mediat maqedonase: Nuk ka të tjerë të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një reagimi ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave, se është arrestuar i dyshuari i gjashtë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
“Ndalime të personave të dyshuar nuk ka. Të gjithë që janë ndaluar janë procesuar para Prokurorisë dhe gjykatës, që në përputhje me ligjin këto institucione po vazhdojnë procedurën e mëtejme”, theksohet në përgënjeshtrimin e MPB-së.
Kjo ministri bëri thirrje që mediat të mos spekulojnë dhe të mos bazohen në informacione të paverifikuara që mund të dëmtojnë hetimet. Ndërkohë mediat theksuan sot se i ndaluari i gjashtë është Haki Haziri nga Shutka, personi që nxiti debate për shkak të zhdukjes së tij që nga dita e arrestimit gjatë operacionit “Monstra” më 1 maj.