E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Sharrës bllokojnë rrugën, nuk lejojnë strehimin e romëve

Përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë në Sharrë. Teksa dukej se cështja e strehimit të romëve mori zgjidhje njëherë e mirë pas disa negociatash të Bashkisë me Ministrinë e Punëve dhe Cështjeve Sociale, rinisin dhe njëherë telashet për ta.

Ndërsa tetë familje rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pranë Stacionit të Trenit, po shoqëroheshin nga forcat blu të komisariatit nr.6 drejt vendstrehimit të tyre, janë bllokuar nga banorët e Sharrës, të cilët kanë bllokuar rrugën për te ish-reparti ushtarak nën pretendimin e pronësisë së këtij reparti.

Ne polici jane shoqeruar disa prej banoreve protestues, nderkohe qe familjet rome jane shoqeruar nga efektive te pranishem gjate zhvendosjes. Banoret rome jane shoqeruar me furgone policie brenda ambienteve te repartit ushtarak.
 

Perfaqesues te Ministrise se Punes, te pranishem gjate zhvendosjes per strehimin e romeve kane bere me dije se behet fjale per nje strehim te perkohshem, nderkohe qe shprehen se nuk i kuptojne arsyet e kundershtimit te banoreve te zones dhe as pretendimet e banoreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›