MPJ Keqardhje per vdekjen e policit. Zgjidhje permes dialogut
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Republikës së Kosovës, shpreh keqardhje për humbjen e jetës së një polici si dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga dhuna e ushtruar. Përmes një deklarate për shtyp në faqen zyrtare të ministrisë, njoftohet se Shqipëria “ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteteti në Ballkan”.
Ministria e jashtme shqiptare thekson domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemeve “të mbetura mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë nëpërmjet procesit të dialogut” ndërsa shton se “është thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e BE-së, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare”. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 korrik 2011 )