Durres aksioni i tatimoreve per kambistet e shitesit ambulante
Shitësit ambulantë të telefonave celularë dhe kambistët kanë qenë në qendër të aksionit të sotëm të Drejtorisë Rajonale Tatimore ne Durres për të verifikuar ligjshmërinë e aktivitetetit të tyre. Inspektori i Drejtorise Rajonale Tatimore, Eltion Shaholli, eshte shprehur se jane bllokuar pese subjekte qe nuk jane rregjistruar ne QKR per shitjen e telefonave celulare, ndersa e njejta masë është marrë edhe për kambistet qe ushtrojne aktivitet te palicensuar.
“Këta qytetarë që kryejnë aktivitetin në këmbim valuator të nxjerrin licence, të kenë një pikë ku ta kryejnë këtë aktivitet, kushte sigurie sipas rregullave të Bankës së Shqipërisë. Konfiskohen paratë dhe do të dorëzohen në bankën e shtetit. Nga ana jonë si sektor i terrenit do të marrim masa të mos e lejojmë këtë lloj aktiviteti pasi ky lloj aktiviteti është edhe indicie për kryerjen e veprave të tjera penale siç mund të jenë vjedhjet e ndryshme apo grabitjet për shkak se siguria në rrugë është shumë e ulët”- tha Shaholli.
Ditet e fundit Drejtoria Tatimore e Durresit ka ndermarre shume aksione te ngjashme per bllokimin e personave qe ushtrojne aktivitet tregtar te palicensuar. Pas aksionit qe eshte zhvilluar prane lulishtes “1 Maji”, tatimoret kane bere e ditur se do te zhvendosen drejt zones se plazhit, pasi aty jane shtuar ne kete periudhe personat qe shesin telefona celulare dhe që kryejnë këmbime valutore për shkak edhe të kërkesës në rritje të pushuesve që vijnë kryesisht nga kosova dhe maqedonia në këtë zonë.
Aleks KAlemasi