E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos prekni KQZ. Ristani Ndryshoni vetem kodin

Ndryshime kodi- OK, por nuk është KQZ-ja problemi. Kryetari i këtij institucioni Arben Ristani, shprehet se zgjedhjet nuk kanë ceduar tek administri i tyre, por tek mungesa e besimit nga palët. Për këtë arsye, nëse tryeza e reformës zgjedhore nis amendimin e kodit, sipas tij formula e përbërjes së komisionit, nuk do të jetë shtylla e ndryshimit.

“Reforma zgjedhore është e domosdoshme. Vënia në zbatim e ligjit zgjedhor tregon që ai ka vend për të ndryshuar dhe përmirësuar, për të arritur standartet më të mira. Nuk besoj që shtyllat kryesore të ndryshimit të kodit zgjedhor do të jetë ndryshimi I administrimitë të zgjedhjeve. Do të jenë pika të ndryshme të kodit zgjedhor që do ta bëjnë atë më fleksibël në zbatimin e tij”- tha Ristani.

Një ndër kushtet e selisë rozë për tu ulur në tryezen e  reformes zgjedhore ka qenë formula përbërjes së KQZ dhe ripërfshirja e presidentit në emerimin e anëtarëve. Por sipas Ristanit, ky formati aktual ka rezultuar i sukseshmem.

“Nuk mund të them që është kjo formë që ne kemi më e mira, por sigurisht që është një formë rezultative e administrimit të zgjedhjeve sepse është tërësisht e balancuar. Pavarësisht se është politike, është një menaxhim I balancuar i zgjedhjeve”- tha Ristani.

Kryetari i KQZ i bëri deklaratat pas çertifikimit të vëzhguesve vendore të organizatës Albanian Life Quality. Të pranishëm në aktivitet ,përfaqësues të OSBE-së deklaruan se raporti në pritje i ODIHR-it dhe ai i zgjedhjeve të shkuara të 2009, duhet të jenë lënda e parë e riformatimit të kodit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›