Vlore dy jave nga zhdukja e 15 vjecarit. Prinderit apelojne per ndihme
Prej 12 ditësh rezulton i humbur 15- vjeçari Mateo Bejaj nga fshati Fitore i Vlorës. Ka qenë mbrëmja e 15 korrikut kur 15- vjeçari ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Kërkimet e familjarëve nuk kanë rreshtur që prej asaj dite po nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të djalit. Ata nuk kanë marrë asnjë telefonatë nga askush që mund ta kishtë rrëmbyer Mateon e në këtë situatë kërkojnë ndihmën e strukturave policore për gjetjen e 15- vjeçarit.
“Djali më është larguar ditën e shtunë. Ka dalë nga shtëpia në orën 4 të pasdites. Ka lozur gjithë pasditen me shokët e tij deri në orën 9. E ka parë një komshiu ynë, 25 vjeç, është përshëndetur me të dhe I ka thënë ‘natën e mirë’. Djali për të ardhur në shtëpi nuk është sosur. Se ku shkoi nuk di të them. Nuk kam asnjë lloj dyshimi se nuk kam asnjë lloj konflikti këtu në fshat. Përkundrazi, kemi qenë të nderuar e të respektuar me fëmijë shembullorë”- shprehet e ëma, Arjana Bejaj.
Policia e Vlorës në bashkëpunime edhe me strukturat e qyteteve fqinje ka shpërndarë fotot e 15- vjeçarit Mateo Bejaj si dhe ka marrë në pyetje personat e fundit që kanë parë djalin e humbur, por nuk kanë dhënë asnjë pistë të saktë për kërkimin e tij.
Festim Llanaj