Rreziqet e zjarreve emergjencat monitorim online

Kur pritet dhe rritja e më e madhe e temperaturave përgjatë muajit gusht, salla operative kombëtare e emergjencave civile monitoron online gjendjen e të gjithë territorit të Shqipërisë për vatrat e zjarrit. Kreu i kësaj salle, tha për Albanian Screen se lidhja në kohë reale mundëson parandalimin e situatave emergjente, ndërsa nëpërmjet internetit bëhet informimi i grupeve në terren për marrjen e masave.
“Atje ku ka risk të lartë, ne ua shpjegojmë atyre duke u çuar informacionin nëpërmjet internetit të plotë siç na vjen këtu, të cilët nëpërmjet urdhërave që u japin kryetarëve të komunave dhe bashkive, u thonë që në këtë zonë nuk do të ketë zjarr për arsye të pastrimit të kullotës, sepse në momentin që ndizet zjarri ai del jashtë kontrollit”-tha Xhuvanaq Gjylameti, drejtor i Sallës Operative Kombëtare të Emergjencave Civile.
Por krahas manaxhimit të vatrave të zjarrit, prej shtatorit salla e emergjencave civile do të bëjë të mundur dhe manaxhimin e përmbytjeve.
“Do të bëjmë të mundur edhe monitorimin, jo vetëm të rreshjeve, por edhe mënyrën e monitorimit të të gjithë lumenjve në pika të caktuara për të marrë masat parandaluese”-theksoi ai.
Ndër të tjera, salla shërben dhe si pikë lidhjeje ndërkombëtare me zyrat qëndrore të NATO-s, por dhe si pikë takimi për ministrat ose të deleguarit e tyre.
“Të gjitha këto pozicione i përkasin një përfaqësuesi të ministrisë, i cili ka të hedhur këtu brenda gjithë dokumentacionin e ministrisë së vet. Ka të bëjë me problemin e forcave operacionale, të mjeteve që ka në dispozicion ai dhe të të gjithë linjës së vet. Pra, përfaqësuesi i ministrisë që ulet në këtë kompjuter ka kopetencat e ministrit”-tha Gjylameti.
Sipas krerëve të emergjencave civile po bëhet i mundur dhe ngritja e laboratorit për lëkundjet sizmike, ndërsa nëpërmjet lëshimit të informacionit online parandalimi i situatave emergjente.
Jul Kasapi