MPJ Te ndalet dhuna ne Iran te respektohen detyrimet nderkombetare
“Ministria e Punëve të Jashtme ndjek me shqetësim zhvillimet në Teheran, ku turma njerëzish kanë pushtuar zyrat e ambasadës britanike dhe rezidencës së Ambasadorit, në shkelje flagrante të ligjit dhe konventave ndërkombëtare”.
Me një frazë të tillë nis reagimi i Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme mbi zhvillimet e fundit në Iran.
“Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë këtë akt të papranueshëm, në kundërshtim me praktikat dhe ligjet ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve midis shteteve.
Ajo i bën thirrje qeverisë së Iranit për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të respektuar detyrimet sipas legjislacionit ndërkombëtar dhe për të siguruar funksionimin normal të përfaqësisë diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në Teheran”, përfundon deklarata.