E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Përfaqësimi i Kosovës, jo si shtet i pavarur

Me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se është konfirmuar politika Edhe Evropa, edhe Kosova.

Kosova, në forumet rajonale, nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë Tadic.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e hapur për dialog me Kosovën, me qëllim gjetjen e kompromiseve për problemet e njerëzve të zakonshëm, të cilat gjithmonë do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe interesat e qytetarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›