E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Vendet ku nuk duhet udhetuar Qamil Xhani

Jane tete vende ne bote, ku qytetareve shqiptare u sugjerohet te mos udhetojne.

Ministria e Puneve te Jashtme ka publikuar dje informacionin zyrtar ne lidhje me keshillat ndaj qytetareve, qe udhetojne jashte vendit. Ne nje liste ne faqen e saj zyrtare te internetit, MPJ konsideron se vende si Jemeni, Kongo, Afganistani, Libia dhe Mali, jane te rrezikshme per te udhetuar. “Kercenimi global i sulmeve terroriste dhe rrembimet, vazhdojne. Keto kercenime mund te ndodhin ne ndertesa qeveritare dhe administrative, qendra tregtare, avione, trena, anije, hotele, vende fetare etj. E pare nga ky kendveshtrim, MPJ do te deshironte qe qytetaret e Republikes se Shqiperise, ne udhetimet qe ata te zhvillojne te jene te sigurt”, thuhet ne informacionin e Ministrise se Jashtme. Nder shkaqet kryesore qe rendit per rrezikshmerine Ministria e Jashtme jane terrorizmi dhe zonat ku zhvillohen konflikte te armatosura. “Niveli i kercenimit terrorist, eshte i ndryshem nga vendi ne vend. Ka vende dhe rajone, ku organizatat terroriste jane aktive dhe terroristet kane mbeshtetjen e popullates lokale, ose per shkak te mungeses se masave te sigurise efektive, aktet terroriste ose rrembimet, mund te kryhet relativisht lehte”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Lidhur me zhvillimet e herepashershme ne keto vende, MPJ keshillon qytetaret qe te marrin ne konsiderate informacionet, paralajmerimet, rekomandimet, qe jane postuar ne faqen zyrtare, duke nenvizuar se vendimi perfundimtar mbi fillimin e nje udhetimi, eshte pergjegjesi e vete udhetarit. MPJ ndalet ne situaten qe ekziston ne cdo shtet qe eshte publikuar ne listen e vendeve problematike. Ne Jemen, paraqet rrezik konflikti i brendshem, terrorizem, rreziku i minave, informacion per infrastrukturen. “Ministria e Puneve te Jashtme paralajmeron qytetaret e saj, qe te mos udhetojne ne Jemen. Situata ne vend, mbetet e paqarte. Ka rreziqe te medha nga konflikti i brendshem, perplasjet tribale, demonstratat masive dhe sulmet terroriste qe ndodhin ne pjese te ndryshme te vendit, por edhe ne kryeqytet, Sanaa. Shpeshhere, keto akte jane fatale per kalimtaret e pafajshem”, thuhet ne njoftimin e MPJ. Ne Republiken e Kongos situata paraqitet e problematike per udhetaret per shkak te luftes mes midis forcave qeveritare dhe grupeve te ndryshme rebele. Po ashtu, problematike eshte situata dhe per shkak semundjeve qe ka ne kete vend, si malaria, kolera dhe AIDS. E njejta situate paraqitet dhe ne Nigeri, ku sugjerohet dhe veshja e pershtatshme ne kete vend, nese do te udhetohet. Listes se vendeve problematike, i eshte shtuar per shkak te rrezikut te terrorizmit edhe shteti i Malit. MPJ, ne pershkrimin e saj per kete vend, thote se Mali eshte ne gjendje lufte dhe rreziku i rrembimeve, eshte me i madh se me pare.

“Shtyni udhetimet ne Mali”

Zhvillimet e fundit ne Mali dhe vendosja e gjendjes se luftes, ka bere qe Ministria e Jashtme t’u sugjeroje qytetareve shqiptare, qe te shtyjne udhetimet per ne kete vend. “Bandat kriminale te Al-Kaedes, kerkojne ne menyre specifike shtetasit e huaj me qellim rrembimi. Ministria e Jashtme ju sugjeron te shtyni per nje kohe te pacaktuar udhetimet. Sulmet dhe rreziqet per rrembime perfshire shtetasit perendimore, jane rritur ndjeshem”, thuhet ne njoftimin e MPJ. Gjithashtu, Ministria e Jashtme shprehet se ne disa zona, sidomos ne rajonin Sahel-Sahara, ngjarjet sportive dhe kulturore, jane te lidhura me rreziqe te konsiderueshme te sulmit dhe rrembimit. Po ashtu dhe ne Libi, MPJ sugjeron udhetaret te marrin parasysh paqendrueshmerine e rendit ne kete vend, si rrembimet, mungesen e kujdesit shendetesor dhe konfliktin mes fiseve ne kete vend.

Afganistan, rrembime dhe semundje ngjitese

Afganistani eshte nje nga vendet ku Ministria e Jashtme, sugjeron qe shtetasit shqiptare te marrin parasysh risqet e udhetimit. Vec terrorizmit, Afganistani paraqet problem dhe per shume semundje ngjitese. Sipas, MPJ-se eshte e nevojshme qe te kryhet vaksinimi per nje sere semundjesh ne kete vend. “Afganistani eshte nje nga vendet e pakta ne bote, ku semundjet ngjitese dhe poliviruset, jane ende te raportuara rregullisht. Transmetimi i tyre, behet nepermjet ujit te pijshem, i cili eshte i ndotur, apo ushqimit te pakontrolluar. Rekomandohet vaksinimi. Ne raste urgjence, ose aksidenti, ne shume pjese te vendit, sidomos jashte kryeqytetit, transporti nuk eshte i garantuar. Perpara udhetimit ne Afganistan, ju duhet te vaksinoheni ne perputhje me semundjet ngjitese qe posedon ky vend, vaksinimet kunder tetanosit, difterise, kolle se mire, poliomielitit, fruthit, shytave, rubeoles dhe pneumonise”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme.

Nga data 11 Shkurt 2013 e deri ne nje njoftim te dyte qe do te perditesohet menjehere:

Afganistan

Akte terroriste

Rrezikshmeri e larte qendrimi per nje kohe te gjate

Semundjesh ngjitese dhe epidemi

Duhet veshje e pershtatshme

Jemeni

Rrezik i madh nga konflikti i brendshem

Terrorizem

Rreziku i minave

Infrastrukture e dobet

Kongo

Lufte midis forcave qeveritare dhe rebeleve

Shenime mjekesore

Rrezik nga semundjet ngjitese

vaksinim

Libi

Rrembim dhe akteve kriminale

Rrezik per biznesmenet

Rrezik nga semundjet ngjitese

Ndalohen kritika ndaj sistemit politik

Nigeri

Rreziku i rrembimit

Rrezik i larte i piraterise

Niveli i krimit eshte ne shkalle te larte

Semundje ngjitese

Mali

Gjendje lufte

Rrezik rrembimesh

Eliminoni pjesemarrjen ne aktivitete masive

Qeveria nuk kontrollin territorin

Somali

Rrezik shume i larte rrembimi

Numri i sulmeve eshte rritur

Sulme pirate

Vaksinim per semundje ngjitese

Algjeri

Situate destabilizuese dhe terrorizem

Kujdes nga udhetimit me rruge tokesore

Informim per traditat e vendit

Rrezik nga semundje ngjitese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›