AMC hedh në treg shërbimet 3G
TIRANE - AMC hedh në treg shërbimet 3G, me shpejtësi të lartë të transmetimit të të dhënave për abonentët e saj.
Kompania bën të ditur se tashmë është e pranishme me këtë përditësim të teknologjisë në të gjitha qytetet e mëdha dhe qendrat e rretheve të vendit, duke ofruar akses të shpejtë të shërbimeve të lëvizshme të internetit.
Aktualisht AMC ofron shpejtësinë më të lartë të shërbimeve 3G dhe tarifa shumë të leverdisshme për abonentët e saj. Si abonentët e programeve me parapagim, ashtu edhe ata me kontratë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga gama e gjerë e shërbimeve të teknologjisë më moderne që përdoret sot në botë.
AMC e konsideron të domosdoshme që ky shërbim të jetë gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, kompania ka investuar, duke arritur aktualisht mbulim me rrjet 3G në më shumë se 70 për qind të territorit dhe mbi 90 për qind të popullsisë së vendit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)