Zhvendoset anija gjigande Costa Concordia
Në Itali po kryhet nje aksion për nxjerrjen nga deti te anijes gjigante me emrin, Costa Concordia”. Eshte një operacion mjaft i komplikuar dhe qe perllogaritet te kushtoje rreth 451 milion euro. Inxhinieri, Sergio Girotto, ka shprehur per reporterët se anija është lëvizur dhe se per spostimin e saj po perdoren metodologji te reja, qe mund ta lehtesojne punen. Concordia tashme thuhet te jete shkeputur nga shkembi nen-ujor ku kishte mbetur e ngujuar pergjate nje viti. Pjese e procedurave operacionale jane edhe kamerat nenujore edhepse akoma nuk janë parë trupa të pajetë të dy pasagjerëve që mbeten të zhdukur ne momentet e fundosjes së anijes. Koordinatorët e shpëtimit të anijes parashohin se nxjerrja e anijes mund të zgjasë 12 orë. Zyrtarët thonë se ata janë të gatshëm që të përballen me derdhje masive potenciale të mbetjeve toksike duke pasur në dispozicion ndër të tjera edhe anije të pastrimit afër. Në Tragjedinë e Kosta Konkordias, e drejtuar atëherë nga komandanti Francesko Sketino, humbën jetën 32 persona.