E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ reagon per kthimet e qytetareve ne pikat kufitare

Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje gjithë rastet e kthimeve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhur me këto kthime, një ditë më parë, Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin grek të Punëve të Jashtme z. Dimitris Avramopulos. Ministri Panariti kërkoi që për një periudhë kohe të vazhdojë praktika e vjetër për njohjen e dokumenteve shqiptare në pikat kufitare greke, deri sa të arrihet një marrëveshje.

Ministri Avramopulos premtoi se për 45 ditë do të vazhdojë praktika e vjetër e njohjes së dokumenteve. Menjëherë Qeveria Greke ka lëshuar një urdhër për gjithë pikat kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë që ta zbatojnë këtë praktikë. Pas këtij komunikimi, konfirmojmë se në pikat kufitare Shqipëri-Greqi, ka nisur të pranohet dokumentacioni aktual, duke mos nxjerrë pengesa për qytetarët shqiptarë.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe do të punohet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, të qëndrueshme dhe përfundimtare nga të dyja palët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›