Prodhuesit e birrës kundër pullave të sigurisë
Prodhuesit e birrës kundërshtojnë vendimin e qeverisë, për vendosjen e pullave të sigurisë birrës vendase dhe të importit. Kodi i sigurisë do të aplikohet për kompanitë që prodhojnë më shumë se 500 mijë njësi në vit dhe do të shërbejë për një kontroll më të mirë nga shteti. Prodhuesit shprehen kundër vendosjes së kodit të sigurisë. Sipas tyre, një masë e tillë, do të rrisë kostot e prodhimit, duke sjellë tkurrje të ekonomisë për sektorin. Ata shprehen se kjo kosto e shtuar bashkë me kostot e larta të akcizës për ambalazhim dhe TVSH-së janë masa penalizuese për ta. Prodhuesit janë shprehur se kjo masë e marrë nga qeveria është e nxituar, në një moment të vështirë për ta, pasi edhe ky sektor ka ndjerë goditjen ekonomike që mori vendi pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit.