Azem Hajdari e rrezimi i bustit ne pulle postare

Tirane 19 shkurt NOA 8211 Posta Shqiptare do te hedh ne treg diten e diel pullen per 20-vjetori i levizjes studentore. Prezantimin e kesaj pulle postare para mediave e beri sot drejtori i Pergjithshem i Postes Shqiptare Arqile Gorea.
Kemi prodhuar kete pulle homazh per te gjithe ate kontribuuan ne kete levizje historike te kombit tone dhe pse jo per kujtese per te gjithe ata njerez qe nuk nxjerrin mesime nga historia. Historia duhet zhvilluar natyrshem cdo histori e sforcuar mbi baze dhunen ka nje perfundim sic pati dhe diktatori me 20 shkurt 1991 tha sot Gorea.
Me tej ai shtoi Posta Shqiptare gjithmone ne shtratin e vet te promovimit te datave historike si gure kilometrike te historise se kombit tone emeton kete pulle dhe duke filluar nga neser kjo pulle do te jete ne te gjithe sportelet e Postes si kujtese dhe si homazh.
Sipas kreut te Postes Shqiptare te gjithe sherbimet postare do te kryhen me kete pulle brenda dhe jashte vendit. Ky eshte vetem nje kontribut modest qe Posta Shqiptare jep ne kuadrin dhe te kontributeve te tjera sic kane qene emetimi ne pulle i Shqiperia pa viza ne Europe Pavaresia e Kosoves Vizita ne Tirane e Xhorxh .Bush 100- vjetori i lindjes se Nene Tereze Shqiperia ne NATO pra gjithcka eshte ne sinkron me interesat dhe historine tone tha Gorea.
Ne pullat postare qe do te hidhen ne treg bien ne sy ato me pamje te renies se bustit te diktatorit Enver Hoxha liderit te Levizjes se Dhjetorit Azem Hajdari dhe momente te vecanta nga demonstrata e studenteve 20 vite me pare.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeQeverite e formuara nga viti 1912 deri sot Speciale LidhjeArqile Gorea Azem Hajdari Enver Hoxha Levizja e Dhjetorit Posta pulle