E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-shikasit pranojnë, Loshaj maskohej si gazetar austriak

21/01/2009  Dosja e Remzi Hoxhës, dëshmitarët rrëfejnë detaje të çështjes

TIRANË- Prokuroria thirri dje dy persona për të dëshmuar në seancën e radhës kundër të pandehurve Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Alfred Duka, ish-drejtuesi i SHIK-ut Sarandë dhe ish-specialistin e bazës SHIK, Tiranë, Anibal Basha. Dëshmitari i parë Alfred Duka ka treguar se e kishte njohur rastësisht Ziso Kristopulin në një dyqan që ishte i tij. Po ashtu ai tha se e njihte edhe Arben Sefgjnin, por nuk mbante mend që t’i kishte ardhur në bazën e SHIK-ut Sarandë. Dëshmitari ka shpjeguar se mbante mend që në qytet kishte ardhur një gazetar austriak, i cili quhej Armand Ditermense. Sipas dëshmitarit, gazetari filloi që të lëvizte dhe të qarkullonte me makinat e policisë, si dhe të hynte pa problem në komisariatin e policisë Sarandë. “Kam dërguar një oficerin tim që ta sillte në bazë. Fillimisht refuzoi pastaj është paraqitur. Meqë se nuk dinte shqip kam marrë edhe një përkthyese. Më ka thënë që ka qenë gazetar 2-3 vjet në Bosnjë. Më tregoi disa plagë që kishte në trup, dokumentet. Në fund më tha se ishte me pushime, të cilat ia kishte bërë dhuratë redaksia ku ai punonte. Dëshmitari i radhës ishte Alibal Basha. Ai tregoi se shefi i tij Iliri i kishte kthyer mbrapsht duke i vënë në dijeni për një shoqërim, ku ai së bashku me kolegun Skënder Shahu duhet të asistonin. Dëshmitari tregoi se letrat ia ka dorëzuar shefit të tij”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›