Një atlas për dialektologjinë shqipe
21/01/2009 Përmban të dhëna interesante për dialektet dhe shërben veç të tjerash edhe për një njohje të thellë të historisë së gjuhës, gjuhën letrare dhe marrëdhëniet e saj e kështu me radhë. Atlasi i dialektologjisë është një punë e akademikëve Jorgji Gjinari, Bahri Beci, Gjovalin Shkurtaj dhe Xheladin Gosturani, i cili me të dhënat e tij të përgjithshme jep informacione jo krahinore, por për shtrirjen gjithëshqiptare. “Është një atlas gjuhësor e jo etnografik dhe ka 644 harta të llojeve të ndryshme dhe mbi 400 faqe tekst, pra 1045 faqe”, - shpjegon një nga hartuesit e këtij botimi të veçantë, Jorgji Gjinari.
Atlasi shërben për njohjen e dialekteve për kohën kur është hartuar atlasi: në vitet 1980–1990. “Është për historinë e gjuhës, për gjuhën letrare, për marrëdhënin e gjuhës letrare, pas krijimit të saj, për pasurimin e saj. Në vëllimin e parë janë hartat e fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës, ndërsa në të dytën janë ato të leksikut”, - vijon Gjinari, duke vijuar se në atlas janë përfshirë ato fjalë që u morën si përfaqësuese, kryesore për të parë dallimin leksik.
“Ne kemi punuar nga viti 1975 deri në vitin 1990”, - rrëfen Gjinari, ndërsa shpjegon se për botimin e atlasit është dashur një kohë tepër e gjatë, për shkak të vështirësisë në gjetjen e fondeve. Më pas, në vitin 1994, botimi u mor përsipër nga universiteti i Napolit. Vëllimi i parë i atlasit është botuar në 1997 dhe më pas në vitin 1998. Vëllimi i dytë, botim i Institutit të Gjuhësisë vjen po ashtu me mbështetjen e Universitetit të Napolit dhe Italo Fortino-s.