E Shtunë, 31 Tetor 2026

"LSI e Metes, si partia minoritare e Vangjel Dules"

Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" kryetari i PSD, Skender Gjinushi shprehet se koalicioni PS-PD eshte nje koalicion fitues. Nderkohe qe per te, LSI e Metes, me qendrimin e saj per te qene faktor percaktues, po sillet si PBDNJ. Njeheresh ai zbardh dhe numrin e njerezve me dosje, si dhe flet per pergatitjen e zgjedhjeve ne vend dhe perpjekjet e Berishes, per t'i prishur ato.

Menjehere pas miratimit ne heshtje te ligjit te "Dosjeve" nga Presidenti, kane nisur edhe "viktimat" e para ne drejtesi. Paralajmerohen te bjere Kushtetuesja dhe Gjykata e Larte. Cii eshte qendrimi juaj?

Eshte shume e qarte qe ky ligj nuk ka per qellim as transparencen, as "denimin" e krimeve te komunizmit, as pastrimin e politikes, por ka per qellim goditjen e drejtesise. Kjo pasi qeveria aktuale eshte e pandehura e madhe, eshte detyruar nga tere opinioni dhe nga te gjitha faktet, qe te jape llogari perpara kesaj drejtesie, per tragjedine dhe e Gerdecit, te organizuar nga Sali Berisha, per vjedhjen masive ne rrugen Durres-Kukes dhe per ceshtje te tjera, si ceshtja "Fazllic", zhdukje deshmitaresh. Pra nje mori aferash korruptive qe nuk jane pare ne asnje qeverisje te meparshme. Pra eshte kjo shkalle e larte e implikimit te qeverise, qe e detyroi Berishen te rinxjerre nga sirtari ligjin e vitit 1996. Pra nje ligj pa i levizur asnje presje, pra kerkon te riaktivizoje per te dyten here, gjoja per pastrimin nga dosjet apo nga komunizmi. Keshtu qe, kete duhet ta kuptojme ne emer te luftes ndaj komunizmit, ai do te ndali luften ndaj korrupsionit. Pra kjo eshte alibi. Edhe ja ku jemi qe, i gjithe ligji eshte bere per te goditur disa prokurore dhe Gjykaten e Larte sepse jane ata qe do te gjykojne ministrat e ketij kabineti dhe kryeministrin, i cili ne cdo lloj gjykimi te paanshem, do te dale qe eshte protagonist kryesor. Por patjeter qe ligji ne tere permbajtjen e vet antikushtetues, eshte antidemokratik sepse pavaresisht nga propaganda, ligji ka dy pjese. Pra ka nje pjese te dosjeve dhe nje pjese qe merret me ish-funksionaret. Pra pjesa e ish-funksionareve eshte e papranueshme ne cfaredo lloj demokracie qe pas 18 vjetesh ti, te merresh se ku ka punuar njeri apo tjetri. Kjo tingellon teper qesharake, vecanerisht ne gojen e Sali Berishes, i cili riflet per heqjen zvarre, per duar me gjak gjate diktatures. Ia kerkon keto nje prokurori te Sarandes, apo nje prokurori ne nje rreth tjeter, qe nuk ka lidhje fare me keto episode. Pikerisht ky person qe terhoqi zvarre te gjithe Shqiperine ne 1997 dhe qe po kjo shoqeri kerkoi amnistine per krimet e 1997, dhe ku te gjithe shohin qarte se ketu dallon demokracia nga diktatura, qe ne demokraci nuk ka ke bere kete apo ke bere ate, cdo gje caktohet para nje trupi gjykues. Keshtu qe edhe Sali Berisha per sa kohe nuk u denua per ngjarjet ne 1997, per terheqjet zvarre, per vrasjet masive, per shtypjen e dhunshme te protestave dhe per vjedhjen masive nepermjet piramidave, ridel kryeministri dhe jo me prokuroret dhe gjyqtaret. Pra kjo eshte logjika e demokracise ne dallim nga logjika e diktatures dhe e luftes se klasave, rob i te ciles ka ngelur Berisha, sot e kesaj dite.

Mendoni qe mund te paralizohen disa hetime te rendesishme, pas deklarates se Partise Socialiste qe do te ankimoje ligjin ne Gjykaten Kushtetuese?

Eshte e kunderta. Deklarata e PS-se eshte per te mos penguar hetimet, per t'i dhene te gjithe garancite gjyqesorit, qe te veproje si i pavarur dhe faktikisht vertet Kuvendi i Shqiperise, nje pjese e tij, pa asnje lloj konsensusi, pa asnje lloj transparence, ne kundershtim me Kushtetuten, ne keshillim me te tera keshillat, jo vetem keshilla por edhe presione nderkombetare, te shprehur vecanerisht nga SHBA. Votoi nje ligj te thjeshte antikushtetues. Por nga ana tjeter, po ky Kuvend i ka dhene prokurorise nje ligj organik te ripare, te riformuluar, qe quhet pjese e reformave gjoja dhe qe ka voten e 113 deputeteve. Pra eshte nje ligj ne fund te fundit, konsensual, i dekretuar nga Presidenti, eshte ligj organik dhe ligj qe rregullon prokurorine. Per pasoje, per cdo organ, Prokuroria e Pergjithshme, Presidenti i Republikes, ne emerim-shkarkim prokuroresh, te respektojne vetem kete ligj dhe jo ligjin e "famshem", te turpshem, te pastrimit, qe sipas Saliut, kush ka qene prokuror para 1990 duhet te ike, sepse s'duhet te zbuloje korrupsionin e tij, nderkohe qe ka qene sekretar partie per 25 vjet, duhet te rrije madje ne krye te Partise Demokratike. Keshtu qe, patjeter ligji nuk mund te zbatohet sepse midis Kushtetutes dhe midis ligjeve organike, ky eshte ne hierarki me i uleti dhe per pasoje, nuk zbatohet nje urdher kur ke vendime qeverie dhe ligje te Kuvendit, qe thone te kunderten e ketij urdhri. Por megjithate, ligji do te perfundoje ne Gjykaten Kushtetuese ne cdo rast, sepse ne cdo rast qe dikush do te tentoje ta zbatoje, atehere i prekuri patjeter qe do ta dergoje atje, shume vete presin qe opozita ta bej kete gje, sado qe kjo duhet kuptuar qarte se nuk eshte perplasje midis pozites dhe opozites. Ne kater vjet dhe ne tere historine e demokracise se re, eshte pare qartazi qe konflikti ne Shqiperi nuk ka qene midis dy paleve opozite dhe pozite, por ka qene midis dy konceptesh, dy botesh dhe dy alternativash. Alternatives se demokracise dhe alternatives se diktatures. Berisha eshte ne konflikt me te gjitha institucionet, eshte ne konflikt me Kushtetuten e vendit dhe sic e kane ve re te gjithe dhe nuk mund ta mbrojne me as miqte e krijon po te njejtin konflikt me Sollakun, te njejtin konflikt me Ramen, te njejtin konflikt me Moisiun, te njejtin konflikt me Topin, ne dac te kene dale majtas dhe ne dac te kene dale djathtas, ne dac me kundershtar, ne dac me ish-miq, me te behesh armik qe ne momentet qe vendos te nxjerresh te palarat e Sali Berishes dhe krimit te tij. Keshtu qe ligji eshte i pazbatueshem, ligji ne cdo rast do te perfundoje ne Gjykate Kushtetuese. Dhe Gjykata Kushtetuese, ne cdo rast, si nje nder viktimat, nuk mund te pajtohet, s'ka asnje nen, asnje germe, asnje shkronje te Kushtetutes qe mund te justifikoje nje ligj te tille.

Ju keni qene ne krye te Kuvendit te Shqiperise per 4 vjet. Nga njohurite qe ju keni, sa deputete, ministra dhe zyrtare te larte do te preken nga ky ligj?

Prandaj rikujtoj dhe ritheksoj, ligji ka dy pjese. Ka nje kontroll te pastertise dhe ky eshte me te vertete kontroll, sepse shihet nese funksionare te caktuar kane dosje apo s'kane dosje. Pra shihen nese kane qene apo s'kane qene bashkepunetor te Sigurimit te Shtetit. Eshte e vetmja pjese konsensuale e ketij ligji. Te tere pranojne per politiken, ne teresi per funksionet e larta, se duhet te jete nje ligj i pastertise. Pastaj eshte tjeter gje, kush eshte penaliteti dhe sa duhet t'i shtrije efektet ky vendim. Atehere ketu gjithe debati, behet fjale per pjesen tjeter te ketij ligji, qe eshte pjesa boshe. Pjesa boshe e ketij ligji eshte sepse Berisha tani ne vitin 2009, ne mbyllje te mandatit, pasi ka qeverisur me kete qeveri, pasi ka qeverisur me keta deputete, per te cilet kurrkush nuk behet dot garant se sa prej tyre jane te ndotur, keta kane moralin tani dhe t'i thone shqiptareve qe s'mund te ecim me perpara pa pare se sa te paster do te jene ata qe vijne. Ne hame buke me duar te palara dhe kemi hallin se si do te lajme buzet pasi te kemi ngrene. Kjo eshte logjika e Berishes. Atehere, sa prej tyre ka? Sa te duash. Sigurisht une si kryetar Kuvendi, ketu eshte kontrasti midis nesh dhe atij, ne ligjin e pastrimit, ne periudhen e pare, kur ajo ka efekte me te medha, eshte edhe i keshillueshem dhe me i pranueshem, e kemi zbatuar me korrektesi. Vetem nje here jane hapur dosjet ne Shqiperi dhe jo sic genjehet, vetem nje here eshte zbatuar ligji per pastrimin ne menyre te ndershme dhe jo per te luftuar kundershtarin, as per te manipuluar dhe as per te goditur drejtesine. Kjo ka ndodhur ne 1997-2001. ate periudhe cdo zyrtar i larte i nenshtrohej kontrollit te pastertise. Pra kontrolloheshin dosjet, kane kontrolluar edhe deputetet, meqenese ligji ishte ne fuqi, kuptohet qe paraprakisht shume vete nuk kane kandiduar duke e ditur qe e kishin nje mize nen sy. Keshtu qe rrjedhimisht nuk pritej ndonje numer i madh dhe faktikisht nga deputetet ka qene nje numer nen dy shifra, ndersa ne administrate, sigurisht kane pasur rreth 100-200 vete qe kane pasur probleme, disa i kane zgjedhur ne rruge ligjore dhe disa e kane pranuar mekatin dhe jane terhequr nga detyra, por ne nivele te tjera. Keshtu qe, kjo nuk eshte nje e re, ketu pra kuptohet loja politike e Berishes, si ne 1992 dhe ne 2008, qeveris me dosje te mbyllura dhe kerkon te kontrolloje gjoja dosjet per te ardhmen. Dhe pas 18 vitesh kete nuk e justifikon me kurrkush sepse nuk ka me efekte. 18 vjet eshte nje shoqeri tjeter, eshte nje brez tjeter, njerezit edhe ndryshojne dhe "lufta e klasave" nuk mund te vazhdoje pambarimisht. Pyetjen se sa ka sot, t'i behet Berishes, ai e di sepse ai merret gjithmone me dosjet dhe per pozicionin qe ka pas si Presidentin dhe pozicionin qe ka Kryeminister, SHIK-u eshte i detyruar t'i raportoje nese ai kerkon te dhena. Keshtu qe, ai e di se sa spiune ka, i mbajti, qeverisi me ta dhe tani i ben moral shqiptareve dhe disa naiv vertet kujtojne se e keqja na vjen, pra Gerdeci ka ndodhur sepse ishte Zamir Shtylla ne prokurori, Durres-Kukes, Luli ka vjedhur me Saliun mbi 300 milione euro sepse eshte nje ish-prokuror i Skraparit ne prokurori. Keto jane perralla qe s'i besojne as femijet, keshtu qe kjo eshte e verteta e hetimit.

Vetem 5 muaj na ndajne nga zgjedhjet. Vendi eshte ende pa u pajisur me kartat e identitetit dhe pa u riformatuar KQZ, keni besim se mund te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme?

As ne 1996 dhe as ne 2007, dy here qe ka organizuar zgjedhje ne Shqiperi Sali Berisha, jemi futur ne zgjedhje me ligj te kontestuar dhe te votuar ne menyre krejtesisht te njeanshme. Por berja e Kodit nuk eshte gjithcka, sepse Kodi eshte si Kodi Rrugor, mund ta ripunosh kodin, mund te jete i standardit evropian, por nese s'ke rruget, nese s'ke policet, nese s'ke shoferet, nese s'ke kembesoret, atehere sigurisht qe ai nuk jep ato efekte qe jep ne boten e qyteteruar. Pikerisht ne zbatim eshte shume e rendesishme infrastruktura, kartat e identitetit dhe Berisha e ka zvarritur Kodin deri ne keto limite qe te harroheshin kartat. Qe karta ne lista te mbeteshin ne plan te dyte. Pas zgjedhjeve te 2005 Shqiperise i eshte kerkuar precizim listash dhe identifikim sa me te qarte te votuesve. Keto ishin dy pikat e paplotesuara per te kapur standardet. Deri sa organizoi zgjedhjet Berisha dhe nuk realizoi asnje parameter, me ardhjen e se majtes ne pushtet, zgjedhjet kane ardhur ne permiresim dhe mbetet vetem keto dy ceshtje per tu zgjidhur. Berisha jo vetem qe nuk i zgjidh, por perkeqesoi 2007, prandaj u quajt shans i humbur, prandaj ne ngelem prape tek dera e BE-se, nuk e morem statusin e vendit kandidat, tani perseri, ndonese ka pasur 4 vjet ne dispozicion, shikojme qe kartat ndahen ne limitet ekstreme te tyre. Qe te arrihet te pajiset popullsia me karta duhet te jepen 20 mije karta ne dite dhe jo me kupone, kur ne s'kemi arritur te shperndajme as 20 mije kupone ne dite dhe jo me te pajisim 20 mije qytetare me kartat. Pra ka nje pikepyetje te madhe, personalisht nuk eshte nje gje e papritur. Jo se e kemi deshiruar, por ne e kemi parashikuar se Saliu nuk ka vullnet qe te hyje me karta 100% ne zgjedhjet e 2009. Kete shprese e tij jo per zgjedhje, jo per te fituar, por per te ruajtur 40%, pra qe te mbetet prape nje parti qe kontrollon ndryshimet Kushtetuese dhe me radhe, pra sa per te qene nje opozite destruktive, sic e ka zakon, kete e realizon vetem nepermjet manipulimit me lista dhe votimit me certifikata. Prandaj kjo eshte nje beteje e ashper tashme, qe do te behet midis nesh dhe atyre, dhe midis komunitetit nderkombetar qe i do standardet me cdo kusht. Ju e shikoni qe BE dhe NATO e ka mbledhur mendjen per ta bere Shqiperine pjese te tyre. Por ne s'e kemi mbledhur, pasi kemi zgjedhur Qeveri antiintegrim, sic eshte Qeveria e Berishes, keshtu qe presioni i tyre duhet te jete maksimal dhe vetem atje eshte shpresa qe perfundimisht te shkohet ndoshta me karta ne 2009.

Opozita eshte e percare ne dy koalicione parazgjedhore, por me nje gjuhe te ashper perkundrejt njera-tjetres. Sa mendoni se do te ndikoje ne rezultatin e zgjedhjeve ky konflikt?

Gjithmone fjala opozite eshte perdorur per cdo parti qe nuk eshte ne qeveri. Por per te mos qene ne qeveri ka dy forma, nje qe nuk merr pjese me ministra, pra nuk je pjese e qeverise. Ka edhe nje qe nuk e mbeshtet kete. Opozita reale eshte ajo qe jo vetem nuk merr pjese, por edhe s'e mbeshtet. Keshtu qe, jo se opozita nuk eshte e percare, por ka dy lloje opozitash, eshte nje opozite reale, qe eshte PSD-PS dhe disa aleate tanet, qe qartazi luajne rolin opozitar, ne dac ne pushtetin lokal dhe ne pushtetin qendror, ne cdo moment, gjate gjithe 2005 dhe 2007, dhe jo njehere pro qeverise dhe njehere kunder qeverise. Njehere pro reformave qeveritare dhe nje here kunder reformave qeveritare. Dhe nje pjese tjeter qe nuk eshte qeveri, por flirton ne menyre te vazhdueshme dhe bashkon votat here pas here me qeverine. Madje edhe ne prag te zgjedhjeve 2009, LSI-ja gati thote haptazi qe eshte pak a shume si pozicioni PBDNJ-se, ku te dale. Pra kerkon te jete nje force percaktuese dhe pastaj te qeverise me ke t'i dale, kush i jep me shume, sic beri per shembull ne keshillat e qarqeve pas zgjedhjeve lokale te 2007-es dhe sic beri ditet e fundit ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, ku eshte gati te bashkoje votat me PD-ne vetem e vetem per te realizuar, si te thuash, qellimet e veta politike. Pra, rrjedhimisht opozita nuk eshte e percare, ka nje opozite qartazi te kontrolluar PS-PSD dhe aleat te tjere qe do te bashkohen ose qe i jane bashkuar. Kjo eshte opozita e vertete, qe eshte forca e pare ne vend dhe qe e ka te fituar vendin e pare ne shumicen derrmuese te Qarqeve te Shqiperise.

PSD eshte deklaruar ne koalicion me PS. Cilat jane hapat qe kjo parti ka marre per hyrjen ne zgjedhje?

PSD ka nje pozicion te qarte. Se dyti, patjeter qe brenda ketij bashkepunimi duhet ditur qe pavaresisht se krijohet grupim politik i majte, ashtu sic do te mundohet e djathta te krijoje grupimin e vet. Perseri sistemi eshte i tille qe votuesi zgjedh partine qe do brenda grupimit. Cdo parti mbledh vota me simbolin e vet, me fytyren e vet, me imazhin e vet. Per pasoje ne punojme qe te kete sa me shume vota ne PSD.

LSI ne Keshillin Bashkiak votoi kunder buxhetit te paraqitur nga Rama. Mendoni qe eshte nje paralajmerim i kesaj partie, per nje bashkepunim edhe pas zgjedhjeve parlamentare me PD-ne nese PS nuk ploteson ambiciet e Metes ne qeverisje?

Eshte e tepert te komentojme me tej. Grupimi PS-PSD do te dale force e pare, ai eshte percaktues per qeverisjen e ardhshme. Ne qeverisje ftohen ato qe kane konsekuenca per t'i qendruar programit qe do te paraqese ky grupim. LSI-ja, eshte e drejta e saj ta eksplodoje veten, ta lere jashte loje, apo te pozicionohet as mish dhe as peshk, por ama nese 2005 u luajt me lehte kunder Nano-Berisha, tani nuk mund te luhet po njelloj kunder Rama-Berisha. Pas tete vjetesh qeverisje socialiste, patjeter qe luhej me kollaj me pakenaqesite, vete brenda PS-se kishte qe perseri i jepnin te drejte Metes se mendonin qe edhe Nano kishte gabime te veta, me radhe, pra i shihnin si dy individe qe ishin perplasur ne 8 vjet qeverisje, kjo nuk mund te perseritet dy here. Edhe pikerisht PS per sa kohe qe ka kryetar Ramen, nuk ka qene ne qeverisje te vendit, e vetmja prove dhe sprove qe ka kaluar, ka qene qeverisja ne Tirane, e cila ka qene nje qeverisje model, ne sherbim te qytetareve ne teresi dhe te majtes ne vecanti, pra nuk ka vuajtur as per konsekuencat, as per paaftesi, perkundrazi. Keshtu qe vete fakti qe LSI bene bllokimin edhe ne Keshillin Bashkiak Tirane, pra edhe ne modelin numer nje te qeverisjes se mire ne Shqiperi, ne modelin numer nje te qeverisjes te se majtes se suksesshme ne Shqiperi, tregon qe ai ka gati nje pozicion pragmatist, jo vetem thjesht pragmatist, deri ne pazare. Megjithate eshte e drejta e tij, rendesi ka qe t'ia thote votuesve, qe jam nje pazarexhi midis te majtes dhe te djathtes dhe pastaj kushdo ta mbeshtese.

Nje dalje e mundshme e Nanos dhe perfshirjen e tij ne prag te fushates ne politike, sa do te ndikonte ne ecurine e se majtes?

Varet se si do te pozicionohet. Per tere historikun qe ka Nano ne politike, Nano nese rishfaqet ne fushate, patjeter qe duhet te rishfaqet ne funksion te fitores te se majtes. Ndryshe, vetem fshine tere kontributin per rolin 17-vjecar qe ka pasur ne politike. Megjithate eshte e drejta e tij, varet, por nuk mendoj qe mund te kete nje pozicionim te Nanos ndryshe, nga nje kontribuues ne tentative per te ndihmuar ne fitore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›