E Diel, 1 Nëntor 2026

PR: Pronat na ndajne me PD, por ne mandatin e dyte arrijme konsensusin

Bashke por te ndare per pronat, ka qene sentenca e tere deklarimeve te numrit dy te republikaneve ne qytetin verior ne Kukes. Partia Republikane shprehet e sigurt ne vazhdimin e bashkepunimit me Partine Demokratike edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndonese pranon se keto parti i ndan problemi i pronave. Kjo deklarate u be diten e djeshme nga nenkryetari i PR-se, Neritan Alibali gjate konferences rajonale te republikaneve te qarkut te Kukesit. Sipas Alibalit, PR eshte nje force e rendesishme e mazhorances aktuale dhe per pasoje ajo do te vazhdoj te jete ne krahe te PD-se edhe ne zgjedhje. Por sipas Alibalit, dy partite duhet te shikojne me kujdes edhe ceshtjen e pronave, duke qene se kur vjen fjala te ato, dy partite aleate kane kontradikta. "Ne jemi forca e dyte e se djathtes dhe synimi i PR-se eshte lehtesimi i biznesit nga taksat, duke mbajtur peshen qe na takon ne qeverisje. E vetmja kontradikte qe na ndan nga PD-ja eshte problemi i pronave dhe per kete kemi paraqitur ne parlament 25 amendamente, per nje pjese te se cilave kemi gjetur mirekuptim", deklaroi nenkryetari i PR-se ne fjalen e tij. Po keshtu Alibali u shpreh i sigurt edhe per nje mandat te dyte te mazhorances aktuale, pas zgjedhjeve qe priten te mbahen ne veren e vitit te ardhshem. Sipas numrit dy te republikaneve, pavaresisht nga mangesite e verejtura, eshte jetike qe e djathta te fitoje edhe nje mandat te dyte. Konferenca rajonale e PR-se, qe u mbajt diten e djeshme ne nje nga sallat kryesore te pallatit te kultures "Hasan Prishtina", ne qytetin e Kukesit, zgjodhi dhe drejtuesit e fushates elektorale. Sipas Alibalit, PR duhet te ruaje pozicionin e saj edhe pas zgjedhjeve te ardhshme, duke qene se ne prefekturen e Kuksit ajo aktualisht ka 27 keshilltare.

Kryeministri ka garantuar se zgjidhja e ceshtjes se pronave do jete prioritet

Kryeministri Sali Berisha ka pranuar ne menyre te vazhdueshme edhe problemet e mprehta me te cilat perballet prona private sot ne vend. Por kreu i ekzekeutivit ka theksuar se viti i ardhshem do te jete nje vit deciziv dhe i rendesishem per sa i perket reformes ne pronesi. Ne kete kuader, kryeministri ka premtuar se gjate vitit te ardhshem kjo ceshtje komplekse do te jete ne fokus te qeverise se tij. Reforma ne sistemin e pronesise eshte edhe nje nga kerkesat e vazhdueshme te faktorit nderkombetare per integrimin e vendit.

Shehu

"Me aplikimin ne janar te vitit te ardhshem, Shqiperise i hapen shanse pozitive per te qene anetare e Bashkimit Evropian ne vitet 2014-2015", tha Shehu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›