Bushati: Statusi ne BE, i veshtire
Nje nder ekspertet per integrimin, Ditmir Bushati, drejtues i Levizjes Evropiane ne Shqiperine, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur me nota pesimiste ne lidhje me mundesine e perfitimit te statusit te vendit kandidat para vitit 2010. Per te, rrezikon qe deklarimi i kryeministrit ne nje tribune elektorale, nuk mund te pritet mire nga sherbimet e Komisionit Evropian dhe vendet anetare te BE-se, te cilat ne menyre te vazhdueshme, here publike e here ne rruge diplomatike, ia kane bere te qarte autoriteteve politike te Tiranes se, kerkesa per te fituar statusin e vendit kandidat, duhet shoqeruar me realizimin e nje pakete te rendesishme reformash. Bushati ka nenvizuar faktin se BE e ka te veshtire, ne kuader dhe te mosrealizimit te reformave por dhe te vitit elektoral, ta konsideroje kete kerkese para zgjedhjeve, te cilat perbejne dhe kushtin kryesor per perfitimin e ketij statusi. Per te do te kishte qene mire te ishte aplikuar ne pranvere te ketij viti, per te qene me te besueshem. Bushati thote se qeveria duhet te beje publik planin e punes, por dhe opinionin e BE, mbeshtetja per Shqiperine ne kete ndermarrje.
Kryeministri Berisha deklaroi se do te aplikoje ne janar te vitit te ardhshem per statusin e vendit kandidat per ne BE. Mendoni se jemi te vonuar?
Une do ta konsideroja deklarimin e kryeministrit Berisha, nje deklarim te vonuar, ne nje vend te gabuar. Them te vonuar, pasi Shqiperia po vendos nje tjeter precedent negative, duke qendruar me statusin e post-nenshkrimit te MSA dhe mos aplikimit, per te fituar statusin e vendit kandidat, me shume se te gjitha vendet e tjera te rajonit, por edhe te Evropes Qendrore e Lindore. Them ne vendin e gabuar, sepse u deklarua ne nje tribune elektorale dhe jo ne Kuvendin e Shqiperise, ne dialog e komunikim me te gjithe aktoret politike. Gjithsesi, shpresoj qe nga deklarimi tek momenti i vendimmarrjes, kryeministri do te ezauroje nje procedure konsultimi, jo vetem me aktoret politike, por edhe me perfaqesues te shoqerise civile e grupeve te interesit. Por, te gjithe duhet te kerkojme e te inkurajojme kryeministrin qe, perpara se te hedhe kete hap te rendesishem, ne emer te Shqiperise, duhet qe paralelisht te beje publik edhe planin e punes se cfare duhet bere, ne menyre qe kandidimi te jete i suksesshem. Pervec kesaj duhet te na thote ne menyre te sinqerte se, cili eshte opinioni i Komisionit Evropian per kete hap, se cila eshte mbeshtetja qe mund te gezoje Shqiperia nga vendet kryesore ne BE, e per me teper nga Presidenca Ceke, se perse ky hap po hidhet ne vigjilje te zgjedhjeve elektorale.
Duke qene se jane vendosur nje sere kushtesh per procesin e integrimit, detyrimet qe dalin ne kuader te MSA, sa e arritshme eshte qe te perfitojme kete status?
Pa dashur te bej rolin e "Kasandres", druaj se deklarimi i kryeministrit ne nje tribune elektorale, nuk mund te pritet mire nga sherbimet e Komisionit Evropian dhe vendet anetare te BE-se, te cilat ne menyre te vazhdueshme, here publike e here ne rruge diplomatike, ia kane bere te qarte autoriteteve politike te Tiranes se, kerkesa per te fituar statusin e vendit kandidat, duhet shoqeruar me realizimin e nje pakete te rendesishme reformash. Realizimi i reformave ne rastin e Shqiperise calon, sikunder nje vullnet i Komisionit Evropian dhe vendeve anetare per ta konsideruar Shqiperine, ne keto momente per fitimin e statusit te vendit kandidat. Zyrtare shqiptare jane shprehur gjate gjithe kesaj periudhe se, Shqiperia eshte gati, por BE ka probleme te brendshme per shkak te refuzimit te Irlandezeve te Traktatit te Lisbones dhe krizes financiare. Ne fakt asgje nuk ka ndryshuar ne rastin e BE, ende ka paqartesi per Traktatin e Lisbones, ende ka paqartesi nese zgjedhjet e ardhshme te Parlamentit Evropian do te mbahen pasi Traktati te hyje ose jo ne fuqi. Ndaj, nuk dua te besoj se deklarata e Kryeministrit eshte bere per konsum elektoral. Do te kishte qene shume here me efikase qe Shqiperia te hidhte nje hap te tille ne pranveren e ketij viti, per shkak te frymes bashkepunuese nderpartiake qe filloi te ravijezohet, nxitjes qe opozita ne menyre te shprehur i beri qeverise per ta hedhur kete hap, pas marrjes edhe te fteses per ne NATO. Gjithashtu, qeveria do te kishte me shume se 1 vit kohe per t'i demonstruar BE-se, se eshte e afte te arrije rezultate dhe jo vec te marre angazhime, qe mbeten ne leter. Ne kushtet qe mandati kushtetues i mazhorances eshte ne skadim dhe zgjedhjet elektorale jane ne prag, BE do ta kete te veshtire te konsideroje aplikimin e Shqiperise para zgjedhjeve parlamentare, sikunder administrata publike, e cila ne pjesen derrmuese te saj vuan ne menyre kronike nga paaftesia, politizimi e nepotizmi, do ta kete me shume mendjen tek kutite e votimit se sa tek permbushja e detyrimeve, qe burojne nga ky proces shume impenjativ. Ne cdo rast nuk mendoj se do te kemi nje vleresim para 2010-tes, per shkak edhe te procedurave qe ndiqen ne raste te tilla.
Cfare duhet te plotesoje Shqiperia, per te mos mbetur ne trenin e fundit per ne BE?
Gjykoj se testi kryesor per ecurine e ketij procesi do te jene zgjedhjet e ardhshme parlamentare, menyra se si do te zhvillohen ato. BE eshte nje makineri qe funksionon mire dhe eshte shume e ndjeshme ndaj elementeve bazike qe kane te bejne me maturimin e demokracise shqiptare edhe kur ne presim gabimisht nga ajo, qe te beje arbitrin apo te na zgjidhe "hallet" tona. Ne te njejten kohe, BE nuhat mire ne rast se nje kerkese per aplikimin behet per konsul elektoral apo mbeshtetet ne nje histori suksesi reformash. Ne kete kontekst, uroj qe cdo kerkese per aplikim te mos kthehet ne rivalitet partizane por te shoqerohet me nje pakete reformash te mirefillta, te cilat kane impakt ne jeten e qytetareve. "Koha Jone"