E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre thika per nje flete KEMP-i

TIRANË - Tre thika ka marre ne zyren e tij brenda ne kliniken private, mjeku i tiroideve, Agron Ylli, 50 vjec, nderkohe qe policia ka arrestuar te dyshuarin Bujar Valisin. Mjeku Ylli, me graden e asistent/profesorit, i njohur mes mjekeve ne spitalin "Nene Tereza" si nje nder specialistet me te mire te tiroideve dhe diabetit, eshte gjetur i pambrojtur per jeten ne castet kur ne kliniken private te "Shallvaret" eshte qelluar mizorisht pas refuzimit per te plotesuar nje flete KEMP-i. Tre goditje me thike ne bark nga Bujar Valisi, 35 vjec, e kane derguar ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende per jeten mjekun Ylli. Ky i fundit kishte me shume se 26 vite ne kete profesion, por asnjehere nuk ishte perballur me agresion. Ngjarja ka terrorizuar po ashtu te gjithe personat deshmitare ne vendngjarje. Sulmi ndaj tij ka ndodhur pas kerkeses se Bujar Valisit, i cili kishte paciente bashkeshorten e tij ne kete klinike. Burime policore thane se, 35-vjecari Valisi, ka qene ne gjendje te dehur kur ka sulmuar mjekun Ylli.

Ngjarja

Ka qene ora 10:30 e mengjesit kur Agron Ylli mjek, eshte sulmuar me arme te ftohte, thike, brenda ne kliniken private te zona e "Shallvareve", ku punonte. Ylli ishte duke punuar ne kliniken private, kur ka shkuar Valisi. Sipas burimeve te policise, Valisi, nga Kashari, ka qene i dehur e ka qelluar tre here me thike mbi mjekun, duke e demtuar rende ne pjesen e barkut. Pas kesaj, paciente dhe persona te tjere qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes kane shoqeruar mjekun e plagosur per ne spital, nderkohe qe kane bllokuar dhe agresorin. Me telefon eshte njoftuar policia e cila ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka vene ne pranga Bujar Valisin, nen akuzen e "plagosjes se rende". Nderkaq mjeku 50-vjecar Agron Ylli, ka ndenjur per me shume se 4 ore ne sallen e operacionit ku koleget e tij, i kane shpetuar jeten, duke e mjekuar ne vendet ku kishte marre plaget e renda. Pas operacionit mjeku eshte derguar ne Reanimacion dhe ka ndenjur per shume ore, nen kujdesin e kolegeve te tij.

Arrestimi

"I arrestuari dhe mjeku jane perfshire ne nje debat me fjale, por me pas 35-vjecari ka nxjerre nje thike dhe e ka qelluar mjekun dy here ne zonen e ijes", - tha Alma Katragjini, zedhenesja e Policise se Tiranes. Ai eshte nje 35-vjecar, identifikuar si Bujar Valisi dhe nga te dhenat e para hetimore ka pasur nje debat te ashper me mjekun, para se te ndodhte plagosja. Mesohet se autori kishte derguar gruan e tij per vizite te mjeku, dhe me pas jane perfshire ne nje debat te ashper qe perfundoi me plagosje, per shkak te fletes se KEMP-it. Deshmitaret i thane policise se ka pasur debate, por ata nuk kane mundur te nderhyjne per shkak te frikes.

Deputeti mjek: Ylli ne gjendje te qendrueshme

TIRANË - Politikani Tritan Shehu ka vizituar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes mjekun Agron Ylli, i cili paraditen e djeshme u be pre e nje sulmi me thike nga nje person. Pas vizites Shehu ka deklaruar se, mjeku 50-vjecar eshte i sigurt ne duart e kolegeve te tij. "Ai ka demtime ne enet e gjakut, por fale mobilizimit te specialisteve gjendja eshte e qendrueshme", ka pohuar Shehu, ne lidhje me gjendjen e Yllit.

Ministrja Godo, ne spital tek mjeku

TIRANË - Ministrja e Shendetesise Anila Godo, ka shkuar menjehere pas ngjarjes ne Spitalin Ushtarak ku dhe ka qendruar prane ekipit mjekesor qe ka asistuar endokrinologun, Agron Ylli. Po keshtu, prane mjekut jane gjendur edhe koleget e tij te QSUT-se. Mjeket e spitalit ushtarak kane pranuar se gjendja shendetesore e mjekut Agron Ylli ka qene mjaft e rende per shkak te humbje se gjakut ne sasi te medha, por ne operacion e siper situata eshte dominuar dhe tashme konfirmohet se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Dhuna fizike mbi nje tjeter mjek, ka alarmuar bluzat e bardha dhe strukturat shendetesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›