E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca: S'mund te shtyhej me tej aplikimi per ne BE

Ish-ministrat e Jashtem qe aktualisht jane pjese e mazhorances qeverisese, shprehen se qeveria nuk mund ta shtynte pertej muajit janar, aplikimin per te marre statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Evropian. Ish-ministri i Jashtem, Tritan Shehu aktualisht deputet i Partise Demokratike, thekson se jane pjekur te gjitha kushtet per te aplikuar si vend kandidat prane BE-se, per shkak te realizimit te reformave nga ana e qeverisjes se djathte, ne bashkepunim dhe me opoziten. Sipas Shehut, aplikimi ne muajin janar te 2009 hap edhe premisa pozitive per anetaresimin e Shqiperise ne BE ne vitet 2014-2015. Nga ana tjeter ish-ministri i Jashtem, Arian Starova njekohesisht kryetari i Partise Bashkimi Liberal Demokrat thekson se vetem shpejt, nuk mund te thuhet se eshte bere kjo kerkese, pasi qeveria duhet ta kishte marre kete hap kohe me pare. Per shkak se marrja e fteses se anetaresimit ne NATO, firmosja e Protokollit per ne NATO dhe te MSA nga pjesa dermuese e vendeve pjesemarrese, diktojne dhe ndermarrjen e ketij hapi perfundimtar per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE.

Shehu

Deputeti i Partise Demokratike, njeheresh ish-minister i Jashtem, Tritan Shehu deklaroi ne nje prononcim per "Koha Jone" se Shqiperia eshte ne momentin me te pershtatshem per te bere edhe hapin e radhes per t'u afruar me Bashkimin Evropian. Sipas ish-ministrit te Jashtem, Shqiperia tashme ka marre ftesen per anetaresimin ne NATO dhe pothuajse ka perfunduar edhe ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, duke bere qe edhe kerkesa per statusin e kandidatit te vije natyrshem. Por sipas Shehut, kjo kerkese i hap rrugen edhe shume viteve te tjera pune nga ana e vendit tone, per te cilin kerkon nje vullnet te pandryshuar, per kryerjen e reformave ne vend. Ne kete kuader sipas Shehut, do te duhen patjeter edhe pese vite te tjera, per te arritur te drejten per te qene anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. "Me aplikimin ne janar te vitit te ardhshem, Shqiperise i hapen shanse pozitive per te qene anetare e Bashkimit Evropian ne vitet 2014-2015", thekson ne prononcimin e tij Shehu. Por sipas tij, pervec reformave qe do te ndermarre vendi, duhet te jete edhe vullneti i Komisionit Evropian per nje anetaresim te mundshem te vendit tone.

Starova

Kryetari i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, njekohesisht edhe ish-minister i Jashtem thekson ne nje prononcim per "Koha Jone" se qeveria eshte paksa e vonuar per te bere kerkesen per marrjen e statusit si vend kandidat ne BE. Por sipas tij, muaji janar mund te konsiderohet si i pershtatshem, per shkak se le kohe per te mbyllur edhe ndonje ceshtje te rendesishme si reforma ne drejtesi. "Qeveria duhet te kete parasysh te mbylle reformen ne sistemin e drejtesise perpara se te beje kerkesen per te qene vend kandidat ne Bashkimit Evropian", thekson Starova ne prononcimin e tij, duke e quajtur kete reforme, nje nga me te rendesishmet qe duhet te realizohet ne vend. Me pas sipas kreut te PBLD-se, vendin e presin edhe reforma te shumta te shtrira ne vite. "Nuk mund t'i shikojme te gjitha detajet me lupe, sepse sigurisht qe ka shume pune per te bere. Por ajo qe eshte me e rendesishme lidhet me faktin se aktualisht Shqiperia i ka kryer te gjitha detyrat e duhura, per te arritur qe te hyje ne kete stad te rendesishem te integrimit", thekson ne fjalen e tij Starova. Sipas tij, eshte e rendesishme qe te mos humbet kohe ne kerkesen per statusin e vendit kandidat. 2009 Viti Kur qeveria shqiptare ka zgjedhur per te bere edhe hapin e metejshem drejt afrimit te saj me Bashkimin Evropian. Kjo periudhe perkon edhe me aspiratat e vendit per te marr ftesen per ne NATO ne muajin Qershor.

2015 Viti Kur politika shqiptare ka shpresa ne nje anetaresim te mundshem ne Bashkimin Evropian. Keshtu kjo aspirate pritet te realizohet kur ne vend te vazhdojne reformat dhe te ekzistoje vullneti i Komisionit Evropian.

Kryeministri Sali Berisha ka deklarua ne menyre te vazhdueshme se kerkesa e vendit per te marre edhe statusin kandidat prane Bashkimit Evropian, duhej te perputhej me vullnetin e ketij institucioni te rendesishem per ta lejuar Shqiperine ta bej kete hap.

Mazniku: Aplikimi ne BE, me reforma e jo me spote e mitingje

Levizja G99 e konsideron kandidimi per statusin e vendit, kandidat ne BE si nje detyre imediate te qeverise. Sipas aktivistit te kesaj levizje, Arber Mazniku qeveria shqiptare duhet te ndaloje se theni vetes qe deshiron t'i bashkohet BE-se, por te beje hapin me te pare me bazik dhe logjik, te lajmeroje synimin e saj tek Evropianet dhe Institucionet e BE-se duke aplikuar. Po keshtu G99 i kerkon qeverise shqiptare, dhe te gjithe administrates te filloje te pergatitet per procesin e plotesimit te pyetesorit. "Aplikimi per ne BE kerkon pune, standarde e reforma te verteta, jo spote e mitingje elektorale", tha Mazniku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›