MSH: Kontroll të rreptë të shitjes së barnave

Sistemi i barnave do të jetë në kontroll të rreptë për të shmangur abuzimet. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendën Kombëtare të Kontrollit të barnave, paraqiten Analizën vjetore 2011 ku bëjnë të ditur se do të ketë kontroll të rreptë në shitjen e barnave.
Drejtori i Qëndrës së kontrollit të barnave nga kjo analizë shprehet se kemi ulje të çmimit të barnave deri në rreth 10 herë më pak krahasuar me vitin 2008.
Për vitin 2012 objektivat dhe angazhimet e Ministrisë do të konsistojnë në pajisjet mjekësore, hartimin e drafteve të akteve nënligjore, rritjen e numrit të punonjësve, edukimi tyre në qëndrat evropiane, dhe rritjen e fondeve në dispozicion.