E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Popullata do te vaksinohet me shume kete vit

Ndryshe nga vitet e kaluara, numri i popullates qe do te vaksinohet kete vit do te jete me i madh. Pervec grupeve te rriskuara, do te vaksinohen edhe grupe te tjera te cilet gjate viteve te kaluara, jane perjashtuar nga injektimi i vaksines normale. Ne lidhje me masat qe po merren per te menaxhuar pandemine dhe efektet e saj ne popullate, Ministria e Shendetesise deklaron se kete vit do te shtoje grupet e riskut per vaksinimin nga gripi i zakonshem. Ndersa eshte ne pritje te mberritjes se vaksines kunder gripit A/H1N1. Nga ana tjeter bazuar ne rekomandimet e OBSH-se, Ministria e Shendetesise deklaron se ne fund te muajit shtator do te jene gati ne pune, salla e reanimacionit ne Spitalin Infektiv te Tiranes dhe Laboratori Biokimik ne ISHP. Keto dy projekte mendohet te kene ne kontroll situaten e pandemise se gripit ne vend, ndersa ne lidhje me furnizimin e spitaleve me medikamentet anti-virale te Tamifluse, sipas ministrise jane bere te gjitha furnizimet e nevojshme.

Vaksina kineze

Kompania kineze farmaceutike "Sinovac", do te filloje shitjen e vaksines kunder gripit te derrave, qe funksionon vetem me nje doze. Vaksina kineze kushton 30% me lire se ato te kompanive perendimore, beri te ditur shefi i "Sinovac"-it. Kompanite farmaceutike perendimore si "Baxter", "Novartis" apo "GlaxoSmithKline", kane prodhuar vaksina kunder H1N1, te cilat duhen marre se paku ne dy doza per te qene efikase.

Vaksinat ne Shqiperi

Ne baze te kontratave dhe bisedimeve te bera deri me tani, per sa i perket ardhjes se vaksines se pare kunder gripit te derrave ne Shqiperi, specialistet pohojne se nentori ose dhjetori jane afatet e para. Sipas specialisteve ende nuk eshte marre nje miratim perfundimtar, por duke qene se OBSH ka shpallur pandemine, kjo e fundit jep edhe rekomandimet dhe rrugen e punes qe duhet te ndjekin te gjitha shtetet.

Te dhenat

30 raste, me gripin e derrave rezultojne deri tani ne Shqiperi

20 paciente rezultojne se jane me banim ne Tirane

6 paciente jane banore te qytetit te Durresit

2 paciente jane nga qyteti i Gjirokastres

1 prej te prekurve nga H1N1 eshte nga Saranda

1 prej pacienteve eshte nga qyteti i Bilishtit

25-44 vjec eshte mosha e personave te prekur kryesisht

2 paciente i perkasin moshes pediatrike

536 mostra te analizave ka kontrolluar deri tani ISHP


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›