E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket biznesmeni, dyshohet rrembimi

Ornela Hila

Vlore- Zhduket ne menyre misterioze prej pese ditesh, biznesmeni i ndertimeve ne qytetin e Vlores. Familjaret apelojne per ndihme nga ana e policise dhe komunitetit, duke i bere thirrje edhe personave qe mund ta kene rrembyer, piste tek e cila dyshohet, qe te lirojne babain e dy femijeve. Genci Habazaj 39-vjec, i divorcuar, banues ne nje pallat buze detit ne "Ujin e Ftohte", eshte larguar nga banesa prej pasdites se premte, kurse te afermit humben kontaktet prej ores 20:00 te mbremjes. Asnje sinjal, asnje telefonate apo lajm se ku ndodhet. Nuk ka marre as dokumentet dhe as mjetin, kurse motivi i daljes nga banesa ka qene takimi i nje shoku dhe me pas vizita ne Elbasan tek nje i aferm. Policia deklaroi nisjen e hetimeve duke dyshuar tek nje rrembim i mundshem, pasi 39-vjecari eshte pronar i nje firme ndertimi ne Akuila te Italise "HG Costrucione".

Zhdukja

Prej dates 14 gusht te ketij viti, Genci Habazaj kishte ardhur ne Vlore se bashku me vajzen e tij te madhe, 9-vjecare, me qellim pushimet prane familjes. Edhe diten e premte, ai ka qene se bashku me familjaret per plazh ne zonen e Vlores dhe eshte kthyer pasdite. Ka nderruar makinen me nje shokun e tij dhe me pas iu ka thene te afermve, se kishte nje tjeter takim me nje shok. Po keshtu u ka thene edhe personave te tjere. Te nesermen do te nisej per ne Elbasan, ku kishin nje vizite miqesie tek nje i aferm. Sipas rrefimit te familjareve, Genci ka dale nga shtepia me nje pale pantallona te shkurtra te zeza dhe kemishe po ne kete ngjyre. Ne shpine ka pasur nje cante te vogel ku mendohet se ka pasur nje sasi te hollash, shume e papercaktuar. Nuk ka levizur me makine dhe mendohet se dikush tjeter e ka marre me mjet. Kontakti i fundit telefonik ka qene rreth ores 20:00 dhe pas ketij momenti, Genci nuk eshte pergjigjur me dhe telefonat kane qene te fikur. Nuk ka pasur me vete as dokumentet qe te dyshohet per nje largim te paramenduar.

Vellai

Vellai i biznesmenit, Albert Habazaj, tregon per gazeten "KJ" se diten e premte Genci eshte nisur nga "Uji i Ftohte", ku ka shtepine ne Vlore dhe pas kesaj nuk ka pasur me lajme per te dhe as per personat me te cilet ka qene. "Fakti qe ai ka lene makinen te parkuar para pallatit, si edhe nuk ka marre me vete asnje dokument, apo telefonat me numrat e Italise, na ben te dyshojme. Ky ka qene kontakti i fundit", rrefen i vellai duke treguar edhe per veshjen dhe nje fotografi te 39-vjecarit me qellim ardhjen ne ndihme per gjetjen e tij. Me tej ai thote se i ka telefonuar disa here, por i ka dale telefoni me thirrje qe transferohen. "Nga dita e premte e deri me sot (dje), nuk kemi asnje informacion per vendndodhjen. Shqetesimi yne lindi qe diten e pare qe ai nuk u be i gjalle. Te gjitha dokumentet i kishte ne shtepi, madje edhe makinen. Ne qe diten e pare vete, u perpoqem te kontaktonim miqte e tij, te cilet nuk dinin gje, apo nuk ishin kontaktuar prej tij. Jemi vene ne kontakt me policine qe 24 oret e para te zhdukjes, por ende s'kemi marre asnje njoftim prej tyre. Dyshojme edhe per ndonje rrembim, ndaj kerkojme qe kjo ngjarje te zbardhet sa me shpejt",-thote Alberti.

Hetimet e policise: Dyshojme per rrembim dhe largim

Familjaret kane bere denoncimin ne polici dhe kjo e fundit po heton ne te gjitha pistat, por kryesisht ate te rrembimit te personit. Burime nga blute e Vlores, bejne me dije se kane marre te gjithe informacionin e mundur nga familjaret. Numrat e kontaktit, ne Shqiperi dhe Itali. Personat me te cilet shoqerohej ne Shqiperi. Jane pyetur te aferm e miq te tij dhe hetimet vijojne. Por sipas policise, pista me e mundshme mbetet ajo e rrembimit te personit, megjithese nuk eshte bere telefonate per vendosje gjobe kundrejt lirimit. Por nuk perjashtohen edhe pistat e tjera, si per shembull mundesia qe te jete larguar diku, pa lajmeruar. Policia pret zbardhjen e tabulateve te telefonit shqiptar, qe Genc Habazaj perdorte ne Shqiperi, por mesohet se i eshte kerkuar ndihme edhe homologeve italiane, per marrjen e informacioneve te plota mbi aktivitet dhe jeten ne kete vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›