E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptari qe theri dy te rinj

Arrestohet ne Firence te Italise, i riu shqiptar Fatjon Dine, i akuzuar se dy dite me pare plagosi me thike dy 18-vjecare. Ngjarja ndodhi mbremjen e se dieles, ne qytezen Borgo San Lorenco te Firences, pas nje grindjeje per motive te dobeta, mes dy te rinjve dhe shqiptarit. Ne grindje e siper, Dine ka goditur disa here me thike dy adoleshentet, njeri prej te cileve ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spital. Kombesia e dy te rinjve te plagosur nuk behet e ditur nga policia italiane. Fatjon Dine, rezulton nje person me precedente penale ne Firence, pasi ne 14 janar te ketij viti, eshte ndaluar nga policia nen akuzen e perdhunimit dhe ishte denuar nga drejtesia italiane me 2 vjet e 9 muaj burg. Dine u lirua 3 muaj me pare, pas pezullimit te denimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›