E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni tek motel "Blendi", 3 ne pranga

TIRANE-Motel "Blendi" i ndodhur ne rrugen "Frederik Shiroka" ne Tirane, eshte vene per te disaten here ne shenjester te policise, me qellim goditjen e fenomenit te prostitucionit. Pas vezhgimeve te herepashershme, sektori Kunder Trafiqeve ne Policine e Tiranes, konstatoi se ne kete motel ushtrohej aktiviteti i jashteligjshem i prostitucionit. Ne bashkepunim edhe me prokurorine e rrethit, duke perdorur metodat speciale te hetimit, ne oret e paradites se djeshme u finalizua me sukses operacioni i seksionit Kunder Trafiqeve ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes. Per pasoje u arrestuan ne flagrance, pronari i motelit, Pllumb Pal Prendi, 40 vjec lindur ne Bicaj, (Puke) dhe banues ne Tirane, Monika Sabri Micani, 49 vjece, banuese ne Tirane, si dhe A.S., 17 vjec, lindur ne Kukes dhe banuese ne Paskuqan 2. Sipas policise, Prendi dhe Micani, ne bashkepunim me njeri - tjetrin kane shfrytezuar per prostitucion me qellim perfitimi per nje periudhe kohe, shtetasen A. S. ne motel "Blendi", ne rrugen "Frederik Shiroka". Sipas policise, vajza 17-vjecare kryente marredhenie seksuale me klientet e gjetur nga dy tutoret e saj, kundrejt shumes se 30 mije lekeve. Ne momentin e arrestimit, policia iu ka gjetur atyre shumen e 27 mije lekeve dhe 3 telefona celulare, te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Te arrestuari do te pergjigjen per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit", "mbajtje ambjentesh per prostitucion" dhe "ushtrim prostitucioni". Goditja e ketij fenomeni nga policia, eshte mjaftuar vetem me arrestimet e kryera dhe nuk behet e ditur nese eshte vendosur ndonje mase sekuestro, per motelin e kthyer prej vitesh ne cerdhe prostitucioni.

"Blendi", cerdhe e njohur prostitucioni

Motel "Blendi", i njohur per pranine e femrave qe ofrojne seks kundrejt pageses, ka qene disa here objekt i sekuestrove apo bllokimeve te policise. Ne shkurt te vitit 2004, policia e Komisariatit nr.2 ne Tirane, pas nje operacioni te koduar "Rrjeta e Hekurt", vendosi masen e sekuestros ndaj ketij moteli, pasi ne te ushtrohej prej kohesh prostitucion. Ne ate kohe policia arrestoi pronaren e tij, Hyrije Dushollari, si dhe dy prostituta. Pas verifikimeve, rezultoi se ne kete motel luksoz me nje vlere prej 350 mije dollaresh, pergjate nje periudhe 3-vjecare, ushtrohej aktiviteti i paligjshem i shfrytezimit te prostitucionit. Sipas policise, vajzat qe ushtronin kete aktivitet gjendeshin nga pronaret e motelit dhe ishin te rekrutuara, kryesisht nga rrethe te ndryshme te vendit. Ne periudha te perseritura, policia ka vezhguar dhe goditur nje numer vajzash qe prostituonin ne kete motel, por aktiviteti i paligjshem ka lulezuar serish, si nje biznes fitimprures per pronaret e tij.

Operacioni "Blendi"

Policia arrestoi ne flagrance dy tutoret Pllumb Prendin 40 vjec, Monika Micanin, 49- vjece dhe 17-vjecaren A.S., e cila shfrytezohej si prostitute. Vajza 17-vjecare kryente marredhenie seksuale me klientet e gjetur nga dy tutoret e saj, kundrejt shumes se 30 mije lekeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›